21:56 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Qeveria i ka borxh 1.5 miliardë euro bizneseve dhe individëve

09:13 | 02/05/2019
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTO/ Rama bën batuta për Bashën, Berishën dhe Kryemadhin, ja si zgërdhihen opozitarët e rinj

Në fund të 2017, për herë të parë së paku nga 2013-ta qeveria e Shqipërisë ka detyrime ndaj të tretëve më shumë se sa të tretët i kanë asaj.

Sipas përllogaritjeve zyrtare nga Banka e Shqipërisë, qeveria ka detyrime ndaj të tretëve të raportuara nën zërin (llogari të pagueshme) me një vlerë 190 miliardë lekë ose 1.5 miliardë euro, në fund të vitit 2017. Detyrimet përfshijnë faturat e papaguara në kohë ndaj sektorit të biznesit, individëve etj. Këto detyrime nuk përfshijnë llogaritë e borxhit publik. Detyrimet e qeverisë ranë me 12 miliardë lekë gjatë 2017-es, teksa u rriten me rreth 20 miliardë lekë në raport me vitin 2013.

Ndërsa llogaritë e arkëtueshme ishin rreth 171 miliardë lekë ose 1.3 miliardë euro në fund të vitit 2017. Kjo shumë përfshin pretendimet e autoriteteve publike ndaj agjentëve ekonomikë, të tilla si komisione, taksa dhe sigurimet shoqërore, që për 2017, vlerësohen në 172 miliardë lekë, nga 224 miliardë në fund të 2016.

Përgjatë 5 viteve të fundit, llogaritë e arkëtueshme të qeverisë ishin më të larta se ato të pagueshmet, por në vitin 2017 këto raporte u përmbysen (shih grafikun) ku detyrimet ishin rreth 19 miliardë lekë më shumë se llogaritë e arkëtueshme.

Detyrimet financiare e përgjithshme të sektorit të qeverisë së përgjithshme vlerësohen në nivelin 1,2 triliardë lekëve, nga 1,18 triliardë lekë në fund të vitit 2016, ku pjesa më e madhe i takon borxhit publik.

Instrumenti kryesor i financimit i përdorur nga qeveria e përgjithshme vijon të jenë “letrat me vlerë të borxhit”,  të cilat përbëjnë rreth 48% të totalit të detyrimeve.

Mbajtësit kryesorë të letrave me vlerë të borxhit të qeverisë janë korporatat e tjera depozituese, në një total prej 343 miliardë lekë.

“Huatë afatgjata”, ashtu si letrat me vlerë, kanë luajtur rol të rëndësishëm si instrument financues për qeverinë e përgjithshme, dhe zënë 36% të detyrimeve totale. Në fund të vitit 2017, huatë arritën nivelin 434 miliardë lekë, nga 422 miliardë lekë në vitin 2016, me një rritje vjetore prej 2.7%.

Financuesi kryesor i borxhit të qeverisë së përgjithshme (hua dhe letra me vlerë) është sektori i jorezidentëve, i cili mban rreth 46% të totalit, i shoqëruar nga sektori i korporatave të tjera depozituese në rreth 34%. Detyrimet financiare në formën e llogarive të pagueshme  të vlerësuara në llogaritë financiare, në terma absolutë shënuan rreth 190 miliardë lekë në fund të vitit 2017, nga rreth 203 miliardë lekë në fund të vitit 2016.

Në vitin 2017, pozicioni financiar neto i qeverisë së përgjithshme, në raport me PBB-në, llogaritet në nivelin -46.2%, nga rreth – 44% një vit më parë./monitor

 

Pas

“Loja neveritëse nën dinjitetin e një kryeministri”, reagimi i fortë nga Kosova për përplasjen Rama-Haradinaj

Para

Shkelën urdhërin e Gjykatës dhe lëviznin me armë zjarri, arrestohen dy të rinj

Para
Shkelën urdhërin e Gjykatës dhe lëviznin me armë zjarri, arrestohen dy të rinj

Shkelën urdhërin e Gjykatës dhe lëviznin me armë zjarri, arrestohen dy të rinj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.