Drejtori i Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Agron Hetoja do të shkarkohet sot. Burime bëjnë me dije se drejtori i AKU-së mund të zëvendësohet nga Robert Lili, i cili prej dy vitesh ka qenë drejtor i OSHEE Gjirokastër. Agron Hetoja ka pasur më parë probleme me pasurinë.
Agron Hetoja u emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, në shkurt të vitit 2019, pasi ky post mbeti i lirë me largimin e Agim Ismailit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Më herët Agron Hetoja ka mbajtur postin e drejtorit të KESH, vend të cilin e zuri ish-kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Benet Beci.
“Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendim për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, z.Agron Hetoja, me propozim të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ky vendim është marrë në kuadër të procesit të ristrukturimit që do t’i bëhet AKU-së, ndryshimeve ligjore që pritet të kalohen në Parlament dhe gjithë transformimit që do të pësojë institucioni më i rëndësishëm i sigurisë ushqimore në vend. Falenderojmë z.Hetoja për kontributin e deritanishëm dhe punën në drejtimin e AKU-së. Në vend të tij, po sot, është emëruar kreu i ri i këtij insititucioni, z.Robert Lili. Shprehim besimin se ai do të çojë përpara procesin e transformimit të AKU-së dhe do të vijojë me vendosmëri punën për rritjen e sigurisë ushqimore në vend.”- njofton qeveria.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post