Qeveria ka marrë vendimin për rritjen e pagave për punonjësit në sektorë të ndryshëm. Lajmi u bë me dije nga Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili bëri me dije rritjen e pagave kryesisht për punonjësit e Administratës, sistemit parauniversitar dhe universitar, shëndetësor, etj.
Ahmetaj bëri të ditur rritjen e e pagave mesatarisht 10% për punonjësit e administratës publike, nëpunësit civilë, aparatet e ministrive të linjës, administrata e Presidentit, administrata e Kuvendit, KQZ, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme dhe administratën e Prefektit.
Është jetësuar rritja e pagave për arsimin parauniversitar me 10%, përkatësisht: paga bazë rritet me 3850 lekë në muaj dhe paga bruto shkon 68150 lekë në muaj. Për sistemin universitar, një rritje prej 10-12% nga e cila do të përfitojnë 3500 profesorë, “të cilëve iu rrit paga pas një periudhe shumë të gjatë”, siç u shpreh ministri Ahmetaj.
Rritja e pagave prek edhe sistemin shëndetësor me 10% dhe ata të administratës për njësitë vendore me 7%.
(XH.A/SHUPLAKA)