02:44 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Qeveria miraton ndërtimin e centralit fotovoltaik në Taç të Kolonjës, kapacitet 62 MW për 49 vite

17:39 | 25/06/2025
në Ekonomi, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet 62 megavatë, në fshatin Taç Lartë, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë. Ky projekt është iniciativë e shoqërisë “Fortis Energy and Construction” sh.p.k. dhe nuk është objekt koncesioni, as nuk përfiton nga masat mbështetëse.

“Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në fshatin Taç Lartë, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë, nga shoqëria ‘Fortis Energy and Construction’, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:
a) Emri i aplikuesit: Shoqëria ‘Fortis Energy and Construction’, sh.p.k.;
b) NIPT/NUIS: M11821012G;
c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;
ç) Kapaciteti i instaluar: 62MW;
d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.”-thuhet në vendim.

Në bazë të dokumentit zyrtar, koha e ndërtimit dhe pajisjes me lejen përkatëse do të zgjasë maksimumi 3 vjet, ndërsa afati i operimit të centralit është i përcaktuar për 49 vjet nga hyrja në fuqi e vendimit.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme, me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit.”

Shoqëria “Fortis Energy and Construction” ka detyrime të qarta ndaj institucioneve përkatëse, duke përfshirë raportimin periodik dhe respektimin e të gjitha kushteve mjedisore dhe ligjore:

“Shoqëria ‘Fortis Energy and Construction’, sh.p.k., ka detyrimin që:
i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;
ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore;
iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, para nënshkrimit të kontratës me ministrinë.”

Një tjetër pikë e rëndësishme e vendimit është edhe ajo që përcakton detyrimin e kompanisë që t’i japë falas ministrisë përgjegjëse për energjinë një pjesë të prodhimit.

“Shoqëria duhet t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike në masën 2% të sasisë vjetore të prodhimit ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit.”-thuhet më tej në vendim. 

Në fund të vendimit, nënvizohet se ky projekt nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton mbështetje financiare nga shteti, por është i rëndësishëm për zhvillimin e sektorit të energjisë së ripërtëritshme në Shqipëri.

Çfarë dimë më shumë për projektin?

Projekti për ndërtimin e centralit fotovoltaik në Taç të Kolonjës është pjesë e strategjisë kombëtare për të rritur kapacitetet e energjisë së pastër dhe për të diversifikuar burimet e energjisë në vend. Kapaciteti prej 62 MW do të kontribuojë në uljen e varësisë nga burimet fosile dhe në rritjen e prodhimit të energjisë me origjinë natyrale.

Sipas dokumenteve, koha e ndërtimit është afër 3 vjet, që e bën një prej investimeve më të mëdha të energjisë fotovoltaike në rajonin e Juglindjes së Shqipërisë.

Pas

UNESCO: Mediat online duhet të dallohen nga përmbajtjet individuale kërkohet përmirësim i ligjit

Para

Trump: Irani ka nevojë për para pas luftës nuk kundërshtoj shitjen e naftës në Kinë

Para

Trump: Irani ka nevojë për para pas luftës nuk kundërshtoj shitjen e naftës në Kinë

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.