Qindra qytetarë janë vendosur në ambjentet e jashtme të kryeministrisë, ku protestojnë për lirimin e 11 kuksianëve të cilët mbahen në burg, pas protestës në Rrugën e Kombit.
Me thirrjet dhe me pankarta ‘’na arrestoni edhe ne”, qytetarët në mënyrë simbolike i kanë vendosur një tra kryeministrit Rama. Sipër tij shkruhet ‘’dalja falas”.
Koret e qytetarëve:
Ta hedhim ta hedhim ta hedhim qelbësirën
Ejani mblidhuni këtu këtu me ne
Të mblidhen gjithë shqiptarët
Lironi vllezërit tanë lironi vllezërit tanë
Kuksi kuksi kuksi
Poshtë diktatura
Liri demokraci
O dorëzohu o rrëzohu
E duam shiqërinë si gjithë europa
Ik ik ik ik
Dil dil dil
(E.K/FAXWEB.AL)