Fjalimi që mbajti sot kryeministri Rama përpara ambasadorëve të Shqipërisë në botë ka nxitur në reagime të shumta.
Rama ka theksuar se “sfida e diplomacisë ekonomike shqiptare është tërheqja e investitorëve të huaj në sektorët e ndryshëm prioritarë të ekonomisë; promovimi e zgjerimi i eksporteve dhe njohja e Shqipërisë si destinacion turistik gjatë të gjithë vitit”.
Por, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e ka parë e sy tjetër takimin e Ramës me ta dhe direktivat e dhëna:
“U paska folur ambasadorëve të Republikës sikur iu flet Habilajve! – shkruan Manjani në Twitter. “Iu ka bërë muhabet investimesh të huaja. Ndërkohë të huajt që investojnë, pasi rrihen barbarisht, përcillen me barrelë në Rinas! Vetëm diplomacia e Habilajve e mbron këtë gjë! Hashash-diplomacia në veprim…”, përfundon ai.
(E.K/Faxweb)