Kryeministri Rama ka folur sot në “Fakt” të Çim Pekës duke thënë se çështja e korrupsionit nuk është vetëm çështje e LSI-së pavarësisht se në Divjakë sot ai u shpreh se për arsimin, LSI ushqen dembelizmin dhe klientelizmin duke pasur më vonë edhe në një replikë nga Kejdi Mehmetaj.
Rama ka treguar se ka punuar mjaft mirë me të gjithë ministrat e LSI-së gjatë këtyre 4 viteve përveçse me Ylli Manjanin të cilin e shkarkoi.
“Me të gjithë kam punuar mirë, veç se me Ylli Manjanin. Ai nuk ishte për atë punë”, tha Rama.
Ndërkaq i pyetur se përse e pranoi emërimin e tij, Rama tha: “Thashë ta provoja një herë sepse nuk doja ta besoja që nuk ishte për atë punë. Thashë t’i jap një shans”, tha Rama.
Kujtojmë se Manjani pas shkarkimit nga Rama hapi sagën e përfshirjes së segmenteve të shtetit në kultivimin e trafikun e kanabisit në vend.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post