Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një inspektim të punimeve në kampusin universitar ‘Poli i Dijes’. Rama, i shoqëruar nga ekipi drejtues i qarkut të PS-së dhe kryebashkiaku Sotiraq Filo, ka parë nga afër investimin e ri.
Rama nuk i ka kursyer batutat me zbatuesit e projektit gjatë momentit kur është ndalur duke parë disa detaje nga punimet e godinë.
‘Punimet janë shumë të mira, kjo do jetë me të vërtetë një nga godinat kryesore të arsimit. Veç mi pastroni këto cepat te kollonat, se këtu dallon BE-ja nga Ballkani.’ – ka thënë Rama.
Projektin ka nisur ta prezantojë drejtori i Fondit të Zhvillimit, Dritan Agolli, i cili e ka quajtur projektin inovativ për qytetin dhe si një qendër të re të arsimit në juglindje të vendit.