01:43 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Rama dhe Vuçiç kanë interesin e tyre politik”, Aldo Bumçi flet për minishengenin: Po dëmtohet Kosova

16:23 | 20/12/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rama dhe Vuçiç kanë interesin e tyre politik”, Aldo Bumçi flet për minishengenin: Po dëmtohet Kosova

Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po dëmton Kosovën me qëndrimin që po mban për minishengenin. Gjatë një interviste për “FaxNews”, Bumçi deklaroi se si Rama, ashtu edhe Aleksandar Vuçiç kanë interesin e tyre politik dhe po izolojnë Kosovën.

Sipas tij, qëndrimi i kryeministrit tonë është papërgjegjshmëri dhe kundër shqiptarëve të Kosovës, të cilët kanë konflikt me Serbinë.

“Rama dhe Vuçic kanë interesin e tyre politik dhe kjo dëmton rëndë Kosovën. Çfarë tha Rama në këtë samit dhe në të kaluarin? Kosova u vetëpërjashtua, Kosova u vetëizolua. Kështu thotë Rama, sipas tij, Kosova nuk do të bëhet pjesë e kësaj nisme shumë të mirë. Vuçiç rri në krah të Ramës dhe thotë nuk kam faj unë, unë po takohem. Kosova nuk do, e thotë Rama.

Çfarë mund t’i kërkon më presidentit të Serbisë? Kryeministri shqiptar, me qëndrimin e tij të papërgjegjshëm dëmton Kosovën. Vuçiç e di që duhet të njohë Kosovën, por ai thotë unë po rri me Ramën, jam i gatshëm të bashkëpunoj, por ata janë të vetëpërjashtuar. Këtë e bën për interesin e tij”, tha ish-deputeti i PD.

Aldo Bumçi u shpreh se Edi Rama duhet të japë llogari se pse organizon takime të tilla në dëm të Kosovës. Sipas tij, kryeministri gjithçka po e bën për të treguar tek ndërkombëtarët se po lufton për stabilitet.

“Në Serbi Kosova nuk u ftua. Ka shumë nisma rajonale, s’ke arsye pse t’i bashkohesh. Përpara se të bënte këtë, a u ul me forcat politike të Kosovës për të diskutuar? Si mund të shkosh duke ndërmarrë një nismë pa u konsultuar me shqiptarët në Kosovë? Ti e ke Kosovën në bllok, pse nuk shkove të konsultohesh përpara? Serbia duhet të zgjidhë çështjet që i ka kusht ndaj Kosovës.

Serbia duhet të përgjigjet për njohjen e Kosovës. Nismat rajonale nuk zgjidhin problemin që ka Serbia me Kosovën. Rama po lehtëson Vuçiçin. Rama nuk mund të flasë në emër të shqiptarëve të Kosovës.

Që nga 2013 nuk ka më avancim në dialogun Kosovë-Serbi sepse Rama tha jam unë. Rama e teproi shumë duke takuar Vuçiçin saqë u detyruan të gjithë politikanët të thonin që pajtimi kalon nga Prishtina dhe jo nga Tirana. Serbia ka dashur të flasë me Tiranën dhe jo me Kosovën. Rama edhe atëherë, edhe tani po ndjek politikën e tij personale.

Me Serbinë ne jemi për bashkëpunim dhe jemi pjesë e marrëveshjeve rajonale. Është thjesht një lëvizje politike e Edi Ramës dhe e Vuçiçit. Rama e ka për interesin e tij për t’u thënë partnerëve se unë jam një faktor stabiliteti. Nëse nuk zgjidhet problemi Kosovë-Serbi, nuk mund të ketë asnjë marrëveshje rajonale. Ne duhet t’i kërkojmë llogari kryeministrit. Pse organizon takime të tilla? Vuçiç mbron interesin e vendit të tij”, u shpreh Aldo Bumçi për “FaxNews”.

(M. I./ Faxweb.al)

 

Etiketa: aldo bumciminishengeni
Pas

FOTO/ Ishte në ecje, digjet makina pranë shkollës “Naim Frashëri”

Para

VIDEO/ “Përpjekje për grusht shteti”, Ilir Meta publikon spotin filmik për Ardian Dvoranin

Para
VIDEO/ “Përpjekje për grusht shteti”, Ilir Meta publikon spotin filmik për Ardian Dvoranin

VIDEO/ "Përpjekje për grusht shteti", Ilir Meta publikon spotin filmik për Ardian Dvoranin

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.