Kryeministri Rama në fjalën e tij sot për situatën e drogës në vend nuk la pa përmendur as faktin që Policia e Shtetit duhet të nis luftën ndaj ‘të fortëve”. Sipas Ramës ata dihet se kush janë pasi ata vetë nuk qëndrojnë të fshehur.
“Një nga çelësat e suksesit ishte është dhe mbetet vendosmëria për të mos toleruar askënd nga Policia e Shtetit.
Nuk është askush këtu në këtë vend më i fortë se Policia e Shtetit! Të fortë mund të jenë nga tradhëtia brenda policisë së Shtetit dhe tradhëtarët do të marrin mësimin më të merituar siç ka ndodhur.
Nëse uniformat blu luajnë në dy porta…s’ka shanse! Dihet kush janë, ku janë dhe mbi të gjitha nuk janë as të fshehur! Janë rrugëve që sfidojnë inteligjencën e cdo njeriu që ka sy për të parë prandaj drejtor i përgjithshëm duhet të vazhdojë presioni mbi këto, këtë duhet ta kenë të qartë gjithë shefat e komisariateve dhe policët e shtetit!
Kush nuk mban me dinjitet kontributet e kësaj sakrifice nuk meriton të jetë në policinë e shtetit!”, u shpreh ndër të tjera Rama.
(E.K/SHUPLAKA)