Festat po vijnë edhe kryministri Rama nuk ka haruar që t’i festojë ato edhe me kabinetin e tij qeveritar. Kryeministri Edi Rama do ju shtrojë sot një drekë për ministrat e kabinetit qeveritar dhe deputetët e PS-së, me rastin e festave të fundvitit.
Dreka do të organizohet në një prej resort luksoz, por do të jetë tërësisht private. Të pranishëm do të jenë 13 ministrat e kabinetit qeveritar dhe 64 deputetët. Nuk dihet ende nëse Rama do të ftojë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin apo jo. Kjo mbetet për t’u parë.
Disa prej tyre do të mungojnë për shkak të angazhimeve të tjera që kanë por nuk dihet ende se kush nuk do të jetë në këtë darkë fundviti. (J.V/Faxweb)