04:46 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Rama ka shpenzuar 22 mln euro, me 137 fluturime”, Berisha: 420 mln euro për djegësat, asnjë nuk ekziston sot

18:45 | 17/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rama ka shpenzuar 22 mln euro, me 137 fluturime”, Berisha: 420 mln euro për djegësat, asnjë nuk ekziston sot

Sali Berisha është shprehur nga Vlora për aferat korruptive të kryeministrit Rama, një nga to është ajo e incineratorëve, për të cilët janë shpenzuar 420 milion euro dhe sot asnjë prej tyre nuk është funksional.

Për 137 fluturime që Rama ka bërë, Berisha thotë se janë shpenzuar 22 milion euro. Ai e akuzon kryeministrin që punon vetëm për veten e tij, bashkë me të dhe akuzat për vjedhje të pafundme sidomos në shtrimin e rrugëve ku për Ramën shkon 24 milion euro kilometri.

Berisha ndihet i detyruar për t’u përballur me Ramën që qytetarët shqiptar mos të jenë në rrugë të përgjumur.

Berisha: “Ka një ligj që thotë, se po vodhi presidenti të gjithë vjedhin, po vodhi kryeministri të gjithë vjedhin. Kjo ka ndodhur me ne, kryeministri prin me vjedhje, kryeministri firmos duke shkelmuar ligjin për ndërmarrjen e tij, 420 mln euro për djegësat e Shqipërisë. Asnjë djegës nuk ekziston sot, as në Tiranë, as në Fier, as në Elbasan. Kryeministri  merr portin e Durrësit. Gjen një arab miliarder dhe thotë me vete, pse të mos bëhen edhe unë miliarder. Dhe merr me arabin 820 mijë metra katrorë truall toke, pasuria më e madhe publike sot e shqiptarëve. Pra ky dhe e gjithë ky sekt që quhet rilindje nga mëngjesi deri në darkë vjedhin qytetarët. Ky udhëton me avion dhe ka shpenzuar 22 mln euro, me 137 fluturime, avioni i tij me dhomë gjumi luksoze. 

Zotëria e tij lodhet shumë në një kohë kur nga 48 mbledhje qeverie, ka marrë pjesë vetëm në 19 mbledhje, parazit si ky nuk ka Shqipëria. Kryeministri që nuk kryeson mbledhjet e qeverisë, që nuk i drejton mbledhjet e qeverisë, punon vetëm për vete dhe shkon në mbledhje vetëm kur merr vendime për veten e tij. Pra, jemi prap tek rrogat. Po pse them unë tek rrogat. Se absolutisht rritja e rrogave duhet të jetë qëllimi më kryesor i një qeverie që beson se mirëqënia e qytetarëve të vendit tij është objektivi, detyrimi kryesor i tij, i një kryeministri që beson se të ardhurat që mbledh, borxhi që merr, pasuritë publike, para së gjithash duhet të shndërrohen në mirësi për qytetarët e vendit. 

Më thoni mua, ku shkojnë paratë atëhere? Paratë e thashë edhe një herë, vidhen, por si vidhen. Kjo rrugë që keni ju, nga hyrja e Vlorës gjer në Levan, me gjithë urat mbi Vjosë është ndërtuar me 2.3 mln euro kilometri, me para të bankave europiane. Sa e ndërton rrugën në fushë Edi Rama, 24 mln euro kilometri. 

Greqia po ndërton autostradën Janinë-Kakavijë me 4 mln euro kilometrin, Edi Rama po ndërton rrugët anësore Lekaj-Fier, me 7.2 mln euro kilometri. Por këto janë para tuaja, që merren nga kafshata juaj, djersa juaj, e fermerëve, e punonjësve edhe e atyre që nuk punojmë se të gjithë paguajmë TVSH-në në ato që blejmë. Atëherë a mund të ecim ne në këtë rrugë të përgjumur? Jo kurrë, është në detyrimin tonë.”

Pas

Akuzohet për një sërë vjedhjesh dhe posedim droge, arrestohet 49-vjeçari shqiptar në Greqi

Para

Sllovakia ndjek shembullin e Polonisë duke premtuar të gjithë flotën e avionëve luftarakë në Ukrainë

Para
Sllovakia ndjek shembullin e Polonisë duke premtuar të gjithë flotën e avionëve luftarakë  në Ukrainë

Sllovakia ndjek shembullin e Polonisë duke premtuar të gjithë flotën e avionëve luftarakë në Ukrainë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 10% e kutive të votimit në të gjithë vendin, PS kryeson me 82 mandate, PD 50 mandate. PSD forcë e tretë politike

PS kryeson në Gjirokastër pas numërimit të 61 kutive nga 198

PS kryeson në Durrës me mbi 1200 vota ndaj PD, nga 20 kuti të numëruara

Numërohen 46 kuti në Vlorë, PS kryeson me 5286 vota

Numërohen 23 kuti nga 245 në Lezhë, ja si paraqitet rezultati

Kukës/PD në avantazh ndaj PS, pas numërimit të 26 nga 139 kutive

Berat/Pas numërimit të 35 nga 275 kuti, PS kryeson me rreth 2000 vota më shumë se PD

PD në avantazh në Shkodër/Kryeson me rreth 400 vota pas numërimit të 29 kutive nga 405 gjithsej

Hapen 30 kuti nga 508 në total në Elbasan, sërish PS kryeson

PS kryeson në Vlorë pas numërimit të 41 kutive të para: 4,693 vota deri tani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.