Kryeministri Edi Rama, në takimin e sotëm elektoral në Vlorë, që është edhe ai përmbyllës për këtë fushatë zgjedhore, ka deklaruar se nëse ka ndonjë gjë për të cilën i vjen zor nga ato që kanë ndodhur këto 44 muaj që ai ka qenë në pushtet, është sjellja e punonjësve të Administratës Publike me qytetarët.
“Shumë e dua edhe Tiranën, me kurorën fantastike dhe fuqinë për të qenë e të gjithëve, por Vlorën e dua me të gjithë detet dhe flamurin, këtu rri që është shqiptaria vetë. Me votat e këtij qyteti dhe të bëhesha deputet, dhe i dyti në istën e Vlorës, pas Ismail Qemali.
LLuftja ime për çdo shqiptar e shqiptare, që më ka besuar votën në Tiranë, apo votën si kryeministër, është detyrim i pashlyeshëm, por përulja ime ndaj Vlorës, është përveçse detyrim i pashlyeshëm është edhe një emocion që nuk ua tregoj dot. Në 44 muaj kam bërë për Vlorën jo aq sa desha por aq sa munda. Në katër vitet që vijnë, po ma dhatë besimin tuaj, pa u ndarë nëpër xhepat e Lulit, Metës, Shpëtimit, Dashit të Havasë apo Vangjelit të Bakllavasë, do bëj katërfishin e atyre që janë bërë këto 44 muaj.
Është detyrim i pashlyeshëm. Dua t’i kërkoj falje çdo qytetari dhe qytetari të Vlorës, për çdo sjellje të keqe në zyrat e shtetit në qarkun e Vlorës. Nëse ka një gjë që më bën të më vijë zor, në këto 44-muaj, po e them përpara jush dhe gjithë qytetarëve, nga Konispoli në Vermosh, pa dallim bindjesh se kë kanë votuar, është marrja me mend e rasteve të panumërta, të sjelljeve të këqija dhe të neveritshme ndaj qytetarëve të këtij vendi në zyrat e administratës publike. Kjo nuk është Shqipëria që duam.
Kjo duhet të marrë fund më 25 qershor, prandaj këtu në Vlorën e flamurit kuq e zi të gjithë shqiptarët pa dallim, ta dëgjojnë sonte dhe ta përcjellin pa dallim jehonën, nga këtu e 180 vjet më parë, të mblidhemi e të bëhemi një për Shqipërinë, ta themi sot me plot gojë si bij të denjë të këtij vendi.”, deklaroi Rama. (D.D/Shuplaka)