Delegacionet e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor kanë nisur prej disa orësh takimin në rezidencën qeveritare në Durrës.
Në këtë takim ashtu siç u tha edhe më parë përkrah kryeministrave të shteteve të rajonit, janë të pranishëm dhe komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn dhe kryetari i Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Siril Miler.
Në fjalën e tij para mediave me komisionerin Johanes Hahn Rama u shpreh se gjithçka është gati për të pasur një treg të përbashkët ekonomik mes vendeve të Ballkanit.
“Është e qartë tanimë që nga pikëpamja se çfarë duhet të nënvizohet në letër është sistemuar, kemi një plan veprimi me 115 pika me një ndryshim rrënjësor sa i përket lëvizjes së mallrave, duke bërë që ekonomia në tregun rajonal të përmirësohet ndjeshëm.
Jemi shumë të inkurajuar që në nivelin politik ka një bashkëpunim të plotë, baza ligjore është e plotësuar. Ky reflektim strategjik që po bëjmë sot do na vlejë për një axhendë sa më aggressive për sjelljen e investimeve të huaja në rajon”, u shpreh Rama ndër të tjera.
“Dua t’iu përgëzoj ju për zgjedhjet dhe fitoren tuaj në to. Po ashtu dua t’iu falenderoj për nkëtë takim të organizuar me praninë e kryeministrave në këtë vend mjaft të bukur. Ne kemi rënë dakord që sot të vendosim piketat ligjore, pasi zbatimi i tyre është një tjetër gjë dhe do të kërkojë kohë.
Këtë ide e mbështesin të gjitha vendet e Ballkanit për të pasur një jetë më të mirë në mënyrë që të ecin para në drejtim të Integrimit Europian. Ndryshe nga premtimet e shumta inters ynë duke përfshirë Shqipërinë është që të anëtarësohen sa më parë në BE, prandaj reformat janë shumë të nevojshme, prandaj po fokusohemi dhe te zona e përbashkët ekonomike rajonale.”, u shpreh Hahn.
”Është një pëpjekje e kot për qytetarët shqiptarë që të aplikojnë për azil në vendet e Europës pasi ua ritheksoj që kjo është e pamundur. Kjo tregon që vendi nuk është gati për t’u anëtarësuar në BE. Kryeministri tha që është bërë progres për luftën kundër kanabisit dhe disa vende europiane i kanë njohur përpjekjet tuaja. Nuk dua të theksoj ndonjë datë të caktuar, po dua të them që është cilësia dhe jo shpejtësia rruga më e mirë për të qenë pjesë e BE-së”, vijoi Hahn.
(E.K/SHUPLAKA)