Kryeministri Edi Rama solli shembuj konkretë sot mbi çështjet e gjykuara keq nga gjykatat shqiptare. I ndalur konkretisht tek çështja e pronave, Rama lexoi e komentoi disa vendime të dhëna nga Gjykatat mbi tokat në bregdet.
“Le të çohet njëri këtu e të thotë e fitova çështjen pa paguar”, kështu iu drejtua kryeministri sipërmarrësve lidhur me Gjykatën Administrative.
Më tej kryeministri foli edhe për Vettingun, duke theksuar se gjyqtarët e korruptuar duhet të marin përfundimisht atë që meritojnë dhe duhet të zhduken. Sipas Ramës duhet të zhbllokohet Vettingu sa më shpejt dhe se çdo ditë që humbim sot është një vit i humbur në rrugën e së ardhmes.
“Kemi bërë ndryshimet kushtetuese në Reformën në Drejtësi. Kjo reformë kërkon ndryshime kushtetuese, ne do ta vendosim dhe kjo do të realizohet. Dhe kur të gjithë mendonin që ishte një ndërrmarrje e destinuar të falimentonte, patë vetë sesi 140 deputetë erdhën vetë dhe e votuan. Tani jemi në momentin që duhet të zhbllokojmë Vettingun, nuk është një çështje politike, por është një çështje e interesit të madh kombëtar. Këta që për 20 e ca vjet e kthyen drejtësinë në tregun më të madh, ku e drejta blihej dhe shitej, siç blihet dhe shitet mishi te EHV-ja. Duhet të marin përfundimisht atë që meritojnë, duhet të zhduken përfundimisht, pasi nuk kanë asnjë arsye të qëndrojnë. Kërkoj mbështjetjen tuaj, ju këtu jeni edhe zgjedhës të dy palëve, ka prej jush jo pak këtu as nuk na kanë dhënë votën dhe as nuk do ta jepnin, unë falemderoj shumë që jeni të pranishëm në çdo tyrezë. Ka ikur koha që vinin nga mbrapa një bandë tatimorësh, unë kërkoj për të rritur në maksimum presionin publik për të zhbllokuar Vettiungun. Çdo ditë që humbim sot është një vit i humbur në rrugën e së ardhmes. Nuk e vë në dyshim se kjo është një çështje kombëtare, është vetëm një mënyrë për ta lënë pa zgjidhje, ky është problem i madh. Gjithçka vjen nga gjykatat që vendosin në mënyrë të paligjshme. Është e paimagjinueshme që një një vend që kërkohet të bëhet shtet, gjykatat të bllokojnë bankat. Ne kërkojmë me të drejtë një rritje ekonomike. Sot rritet me 3.5 % dhe është statik nëse flasim edhe për familjet më të varfëra, na duhet të rrijtje ekonomike mbi 3.5%”, u shpreh Rama. (J.V/Shuplaka)