Pas votimit në Parlament me shumicë votash, 6 ministrat teknike dhe zëvendëskryeministri janë betuar te presidenti i Republikës Bujar Nishani.
Emërimi i tyre erdhi pas marrëveshjes Rama-Basha që i dha fund protestës së opozitës dhe hyrjes së saj në zgjedhje. Nuk kanë munguar edhe fotot zyrtare të ceremonisë së betimit me Presidentin Bujar Nishani. Por, ajo që u vu re ishte mungesa e kryeministrit Edi Rama.
Ministrat e rinj që u betuan mbrëmë: ishin, Ledina Mandia në postin e Zv/kryeministrit,Dritan Demiraj në postin e ministrit të Brendshëm,Helga Vukaj, Ministër i Financave, Gazmend Bardhi, Ministër Drejtësie,Mirela Karabino, Ministër i Arsimit dhe Sportit, Arben Beqiri, Ministër i Shëndetësisë, Xhuljeta Kërtusha, Ministre e Mirëqenies Sociale.
(S.SH/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1878″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]