Në takimin e sotëm elektoral me banorët e Fierit, kryeministri Edi Rama ka folur për kreun e opozitës Lulzim Basha. Rama shprehet se tanimë që e njeh nga afër Bashën, është i bindur që ai nuk bën dot shtet.
“Tani që e njoh dhe nga afër Lulin, ju them harrojeni. Ka vetëm një fuqi që mund ta bëjë deri në fund shtetin, amanetin e rilindësve dhe dëshmorëve, atyre që dhanë jetën për vendin, dhe kjo është vetëm PS,” , ishin fjalët e kryeministrit.
Më tej Rama kujton negociatat me të lidhur me zgjedhjet. Ai shprehet se në jetën e tij nuk e kishte pritur t’i lutej një njeriu sa i është lutur Bashës.
“Edhe ne s’do donim që PS të fitojë zgjedhje pa kundërshtarë, i donin ato karrige për të kontrolluar zgjedhjet nga brenda, bujrum i morën, le të shohin nga brenda se si sillemi ne nga brenda. Ne nuk hyjmë tek ata që shkelin ligjin. Ne nuk bëjmë presione.
Ne sa herë kemi hyrë në zgjedhje, e kemi marrë nga zemrat dhe mendjet e njerëzve dhe jo duke futur duart në xhepat e tyre. U bind dhe Luli dhe të tjerët që nuk mund të na, s’ma merrte mendje që do i lutesha një njeriu siç i jam lutur Lulit për ta takuar,” tha Rama. (D.D/Shuplaka)