02:00 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama nuk i pranon zgjedhjet e parakohshme, ç’do bëjë opozita? Basha flet pas takimit me Komisionin e Venecias

09:23 | 14/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama nuk i pranon zgjedhjet e parakohshme, ç’do bëjë opozita? Basha flet pas takimit me Komisionin e Venecias

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka takuar mëngjesin e sotëm delegacionin e Komisionit të Venecias, që ka mbërritur në vendin tonë me mision faktmbledhës, për të dhënë më pas një opinion për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Basha tha se në vend nuk funksionojnë institucionet, dhe ky është një nga shqetësimet më të mëdha që i është shprehur dhe përfaqësuesve të Venecias.

Sipas kryedemokratit takimi me Venecian ka qenë shumë i frytshëm, pasi atyre iu bë i njohur kolapsi total në të cilën ndodhet sot vendi.

‘’Takimi me ekspertët ishte shumë i frytshëm. Shqipëria është në krizë të thellë kushtetuese. Shenjat janë lëvizjet e javëve të fundit që nuk pret as Komisionin e Venecias por çon për miratim akte të tjera që kapin kushtetetuën.

Gjithçka në këtë vend kontrollohet nga një grusht njerëzish. Rruga e daljes është e qartë. Të kthehet legjitimiteti i institucioneve. Kjo është zgjedhja sot para shqiptarëve”, tha Basha, ndërkohë që u pyet se cili do të jetë reagimi i mëtejshëm i opozitës, sa kohë që Rama është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

‘’Ne sakrifikuam gjithçka për ti hapur rrugën një zgjidhjeje politike për shqiptarët. Nëse pala tjetër do të vazhdojë që të përdor krimin e organizuar, atëherë opozita së bashku me qytetarët do të marrin vendimin e duhur për t’u  përballur me këtë grusht njerëzish që kemi përballë”, u shpreh Basha në fjalën e tij.

Basha shoqërohej në takimin me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias dhe nga nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, si dhe Oerd Bylykbashki.

Gjatë ditës së djeshme përfaqësuesit e Komisionit të Venecias patën takime dhe me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, si dhe me presidentin Meta.

Ky i fundit i tha anëtarëve të delegacionit, se ngërçin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese mund ta zgjidhin dhe dy nxënës të klasave të para.  

Pyetje: Si e konsideroni vendimin dhe kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e Presidentit e Republikës në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese?

Lulzim Basha: Takimi me ekspertët e Komisioni të Venecias ishte shumë i frytshëm. Shqipëria është në një krizë të thellë kushtetuese dhe politike. Ilustrimi më i mirë i kësaj krize, në javët e fundit, janë lëvizjet e çoroditura të një pushteti, i cili nuk pret as për opinionin e Venecias, por ka çuar për miratim, në një Kuvend ilegjitim, masa të tjera që forcojnë kapjen e shtetit, kapjen e drejtësisë, kapjen e Gjykatës Kushtetuese. E gjitha kjo ka çuar vendin në kolaps total.

Të drejtat e qytetarëve janë të kërcënuara, prona e qytetarëve është e kërcënuar, jeta e qytetarëve është e kërcënuar, siguria e qytetarëve është e kërcënuar, sepse shteti shqiptar, Republika e Shqipërisë sot nuk është e shqiptarëve, por është një grushti pushtetarësh, të lidhur me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh që, së bashku, kanë kapur zgjedhjet, parlamentin, bashkitë, Gjykatën Kushtetuese, gjykatat e  vendit, pronat e shqiptarëve.

Gjithçka në këtë vend kontrollohet nga një grusht njerëzish. Kjo nuk është demokraci. Ky nuk është shteti ligjor. Ndaj me Komisionin e Venecias diskutuam jo vetëm problematikën që është rënduar nga muaji në muaj, nga viti në vit, që nga fillimi i kapjes së drejtësisë dhe shkatërrimit të reformës në drejtësi nga një qeveri që do të mbrojë dhe fsheh krimet dhe korrupsionin e vet, por edhe rrugën e daljes. Rruga e daljes është e qartë: Të kthehet legjitimiteti i institucioneve. Të kemi një parlament që, e ka të lidhur fatin me qytetarët.

Një parlament dhe një qeveri që e ka fatin e lidhur me qytetarët, do t’iu shërbejë qytetarëve. Një parlament, një qeveri, një kryeministër që ka dalë, siç kemi dëgjuar nga dosjet “184” dhe “339”, nga bashkëpunimi me bandat dhe krimi i organizuar, është peng i tyre, do t’u shërbejë atyre, do t’i shërbejë oligarkisë. Kjo është zgjedhja sot para shqiptarëve: do të vazhdojmë me Shqipërinë e 12 pushtetarëve, kriminelëve, oligarkëve apo do të kthejmë Shqipërinë e gjithë shqiptarëve përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe përmes sundimit të ligjit dhe barazisë para ligjit të gjithë qytetarëve dhe jo shfaqjeve propagandistike, të cilat nuk i hedhin më hi syve as shqiptarëve dhe as miqve tanë ndërkombëtarë.

Pyetje: Zoti Basha ju keni kërkuar si zgjidhje qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, por PS ka deklaruar se zgjedhje ka vetëm në 2021. Si zgjidhet kjo?

Lulzim Basha: Zgjidhja që ne kërkojmë, nuk po e kërkojmë për veten tonë. Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugën një zgjidhje politike për shqiptarët, jo për veten tonë. Nëse pala tjetër do të vazhdojë të përdorë në mënyrë të paligjshme pushtetin e paligjshëm, paratë e pista të krimit të organizuar, dhe të vendosë interesat e pushtetit të vet dhe të atyre me të cilët ka ardhur në pushtet, kriminelëve dhe oligarkëve, kundër interesave të shqiptarëve, atëherë opozita bashkë me qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një shoqërie europiane për t’u përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: basha komisioni i veneciaslulzim basha
Pas

U përfol për një romancë me zv.ministren Kuko, ambasadori Soreca reagon për herë të parë

Para

Kompania fiton gjyqin/ Pushimet e shkurtra të punëtorëve për kafe dhe cigare do të zbriten nga rroga

Para
Kompania fiton gjyqin/ Pushimet e shkurtra të punëtorëve për kafe dhe cigare do të zbriten nga rroga

Kompania fiton gjyqin/ Pushimet e shkurtra të punëtorëve për kafe dhe cigare do të zbriten nga rroga

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.