Vizita e kryeministrit Edi Rama në familjen e kryepeshkopit të ndjerë Haxhi Dedë Reshat Bardhit, është shoqëruar gjatë gjithë kohës me batutat e tij. Në këtë shtëpi, ku ai shkoi si mysafir, shoqërohej dhe nga Saimir Tahiri.
Veç bisedave me të rriturit, kryeministri u kushtoi vëmendje zonjushës së familjes dhe një vogëlushje tjetër 4-muajshe. Teksa i mbante në prehër të dyja, Rama shprehu vlerësimin për flokët e bukur të foshnjës, duke u ndalur më pas tek i biri, për të cilin mes batutash, tha:
“Ue.. e mbarë, me flokët për t’ia pasur zili, gjithë këto flokë. Zahon e kemi qeros, e qethim, e bëjmë gjithë kohës kshu si lulëkuqe mbi mure. Se e kemi edhe kështu Zahon, e kemi katunar, e kemi në Surrel. Dhe rri me pulat dhe me lopët, dhe me qenin atje. Janë një grup shokësh dhe shoqesh…”, është shprehur ai ndër të tjera.
(XH.A/SHUPLAKA)