Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka qenë i ftuar sot në Fax news, ku ka komentuar dhe thirrjen si i pandehur që i ka bërë Prokuroria për çështjen Babale.
Salianji tha se ky proces ndaj tij është njësoj si në kohën e partisë së punës, kur njerëzit dënoheshin për ”agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor”.
Ndërkohë që Salianji ka komentuar dhe kërcimin e kryeministrit Rama me gratë e Fierit, teksa thotë se kreu i qeverisë bën gjithçka për të tërhequr vëmendjen nga situata në të cilën ndodhet vendi.
‘’Rama duket se po përgatitet për punën si tubist, pas kryeministrisë. Unë kam parë këto personat me ngjyrë që kërcejnë për 8 Mars, po është shëndoshur shumë, është bërë si një derr me bark, është një gjysh i lajthitur.
Sot e ka marrë Rama rolin e tubistëve, gratë se kanë qejf po çtë bëjnë se punojnë në administrate. Është një njeri komplet i shfazuar, këtë bënte dhe Gadafi, që mblidhte njerëz në çadra”, tha Salianji.
“E mbani mend protestën e studentëve kur u zhvesh në një emision televiziv për të tërhequr vëmendjen. Nese ka një qeveri që trajton gratë e shqiptarëve si lodra që përdoren në ahengje, atëherë protestat padyshim që do të radikalizohen.
Në këtë kuptim unë mendoj se nëse nuk ka një reagim të kryeministrit, ky pushtet do të marrë fund siç ka marrë çdo tirani. Sa më shumë që të rrijë Rama në pushtet aq më e madhe do të jetë revolta e qytetarëve. Mandatet nuk janë djegur në vitin 1996, kur partia socialiste nuk hyri në Kuvend, dhe Shqipëria nuk kaloi ditë të mira.
Ne nuk po kërkojmë pushtet në tavolinë , ne kërkojmë që të hyjmë në zgjedhje me shanse të barabarta”, tha Salianji, ndërsa në fjalën e tij i është përgjigjur dhe akuzave se PD-ja është e lidhur me qarqe të caktuara ruse.
“Petro Koçit i ka ngelur televizori te TVSH-ja me filma rusë. Këta ngaqë kanë parë shumë filma të regjimit komunist, shohin lidhje mes PD-së dhe Rusisë. Akuzat janë qesharake dhe nuk ngjisin, nuk janë fare serioze. Data 16 Mars është një prej hapave të radhës që opozita do të mbajë. Të gjitha përpjekjet e Ramës për të tërhequr vëmendjen do të dështojnë”, tha Salianji.
(E.K/FAXWEB.AL)