Teksa në Tiranë ishte thirrur takimi nga Meta, Rama ishte sot në Korçë në një manifestim politik me votuesit për herë të parë, ku pasi sulmoi PD-në thumboi edhe qytetarët e Pogradecit.
Bashkinë e Pogradecit e fitoi kandidati djathtë, Eduard Kapri në z;gjedhjet e shkuara, pas një çarjeje të shumëpërfolur mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Sipas Ramës, Pogradeci sot është shumë mbrapa me investimet pasi kreu i bashkisë nuk ka aplikuar për asnjë projekt.
“Çfarë t’i bëjmë ne Pogradecit. Ju për inat të vjehrrës shkuat votuat mullixhiun. Mirëpo ky mullixhi, jo vetëm që nuk bluan, por as këpucët nuk di të lidhë. Lëre pastaj ajo e Shkodrës. Ajo është të keqen e vjehrrës”,-tha Rama.
“Kam një thirrje për Saliun, ky shesh duhet të buçasi Shqipëria, Shqipëria, A dëgjon ti? (një djali). Ne kemi një fuqi të madhe, është fuqia e dashurisë që kemi për Shqipërinë”, -tha Rama.
Ai po ashtu shtoi se një gabim kishte bërë me Korçën, që u kishte marrë në Tiranë Niko Peleshin për ta bërë zv/kryeministër.
(M.D/ Shuplaka)