22:31 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama s’harron Skënderbeun, e përkufizon: Mishërim i popullit që e ngjizi dhe e lartësoi

09:01 | 18/01/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Rama s’harron Skënderbeun, e përkufizon: Mishërim i popullit që e ngjizi dhe e lartësoi

Më 17 janar, 549 vite nga vdekja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, kryeminisri Edi Rama i ka kushtuar një vend të veçantë në rubrikën e tij “Amarcord”.

Referuar historisë, kryeministri shkruan se 80 vite më parë, në 25 vjetorin e Pavarësisë, Shqipëria nuk dinte se si ta monumentalizonte heroin e madh për shkak të dimensionit të tij të pakapshëm.

Por sipas kreut të Qeverisë shqiptare, ç’mund të thuhet për Skënderbeun është shumë e thjeshtë. E për këtë, ai i referohet përkufizimit të vetë Heroit Kombëtar në letrën dërguar princit të Tarentit. Sipas kryeministrit Edi Rama, Skënderbeu është mishërimi i popullit që e ngjizi dhe e lartësoi.

Shkrimi i Ramës:

AMARCORD

80 vjet më parë, teksa po përgatitej të kremtonte 25-vjetorin e Pavarësisë, Shqipëria nuk e dinte ende mirë se si duhej monumentalizuar heroi i madh, Skënderbeu, në kujtesën kolektive, e cila gjithësesi nuk harron se ai ndërroi jetë në 17 janar.

Ekspozita e 1937-ës, e cila i ofroi publikut bocetet e përmendores së Skënderbeut (asnjë prej tyre nuk u realizua), dëshmon se sa i pakapshëm në dimensionin e tij të shumefishte, ishte ky personalitet. A ishte më shumë luftëtar apo diplomat(?), shtetndërtues apo legjendë e gjallë(?), histori apo mit(?)… Këto pikëpyetje vazhdojnë të përballin historianët, disa prej shumë skrupulozë e disa të tjerë fare pa skrupuj.

Ç’mund të thuhet sidoqoftë për Skënderbeun është në fakt shumë e thjeshtë: Ai është mishërimi i popullit që e ngjizi dhe e lartësoi dhe ishte siç përkufizohej vetë në letrën që i dërgonte ambiciozit, princit të Tarentit: “Çfarëdo që të ndodhë, unë do të jem mik i virtytit, jo i fatit”.

Ky është testamenti i vërtetë i Gjergj Kastriotit për shqiptarët, të cilët, sa herë që i janë qasur me bindje, nuk janë braktisur kurrë as nga virtuti dhe as nga fati.

(XH.A/SHUPLAKA)

amarcord

Etiketa: edi ramaHeroi Kombetarskenderbeuvleresim
Pas

Eliza Dushku nuk i harron kurrë rrënjët shqiptare (FOTO)

Para

Ngeli tre ditë pa drita, shikoni se ç’bëri që të mos vdiste urie (FOTO)

Para
Ngeli tre ditë pa drita, shikoni se ç’bëri që të mos vdiste urie (FOTO)

Ngeli tre ditë pa drita, shikoni se ç'bëri që të mos vdiste urie (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.