Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, pak para nisjes së takimit të kryeministrit Edi Rama me të rinjtë që votojnë për herë të parë në qytetin e Elbasanit, ka denoncuar përmes disa fotosh se autobuzë nga qytete të tjera janë mbledhur në këtë qytet pikërisht për të mbështetur kryeministrin.
“Autobuzë e furgonë nga Cërriku, Librazhdi, Prrenjasi, Gramshi e Belshi, kanë “pushtuar” sot Elbasanin!
Për nder me nder të Ramës.
Ky i krekosur do t’i bërtasë miletit të sjellë aty:
– Ta gëzoni helmin e inceneratorit!
– Ta gëzoni varfërinë kaq shumë të shtuar këto vite!
– Ta gëzoni papunësinë më të madhe se në çdo rreth tjetër!
– Ta gëzoni murin rrethues falas të shëndetësisë “falas”!
– Ta gëzoni dhe rrugën Tiranë-Elbasan të papërfunduar, me 35 milion eurot në xhepat e LSI!
– Ta gëzoni dhe lulishten milionëshe që ka dalë si “kalë harixhiu”!
Në fund do e mbyllë me thirrjet:
Rroftë kjo që duam për ju?!!!
Poshtë ajo që duam për vete!!!”, shkruan deputeti Boçi.
Në takimin me të rinjtë, Rama theksoi rëndësinë e votës, vetëm përmes të cilës, siç u shpreh ai, nuk do të ishin arritur zgjidhjet e problemeve e banorëve të këtij qyteti. Ai u premtoi banorëve të qarkut të Elbasanit se mes të tjerash do të arrihet që Elbasanit të mos ketë mungesë të ujit të pijshëm. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post