Kryeministri Rama përveç takimeve me liderë të ndryshëm në SHBA, ku ishte në kuadër të punimeve të Asamblesë së 72-të të OKB-së, ka zhvilluar dhe një takim me miliardierin George Soros, një nga kundërshtarët e Trump në garën për president të SHBA-ve.
Djali i miliarderit George Soros, Alex Soros ka publikuar një foto, ku shihet ai, kryeministri Rama dhe babai i tij George Soros.
Djali i hungarezit i thur elozhe Ramës duke e quajtur symbol të demokracisë dhe njëkohësisht artist botërorë.
“Gjithmonë është një kënaqësi të takosh kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Një rilindas i cili është bërë simbol i demokracisë liberale në Shqipëri dhe gjithashtu një artist i njohur botërisht. Për të mos përmendur që është i vetmi kryeministër që mban veshur T-shirt të Michael Jordan në takimet zyrtare, edhe pse jam një fans i përjetshëm i Knicks, nuk kam asgjë personale, përveç respektit”, ka shkruar djali i George Soros. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post