19:49 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Rama të vendosë nëse do të largohet me dinjitet”, Xhixho flet për krizën politike: Nuk do të ketë zgjedhje vendore

17:22 | 01/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rama të vendosë nëse do të largohet me dinjitet”, Xhixho flet për krizën politike: Nuk do të ketë zgjedhje vendore

E ftuar në studion e Fax news për të folur për krizën politike në Shqipëri dhe zhvillimet në Samitin e Berlinit ka qenë Erisa Xhixho nënkryetare e LSI-së.

Xhixho thotë që është dështim i  Ramës për shtyrjen e negociatave dhe që edhe për kufinjtë Kosovë-Serbi u dha dritë e kuqe.

“Moshapja e negociatave është dështimi i Ramës. Është e trishtë që Shqipërisë nuk iu hap drita jeshile. Drita e kuqe u dha dhe për kufinjtë Kosovë-Serbi. BE kërkon të rrisim standartet evropiane.” tha Xhixho.

Nënkryetarja e LSI-së thotë që janë disa pika kryesore që veçohen në raportin e Brukselit dhe se janë arsyet për rezultatet e derimë tanishme.

“Në raportin e Brukselit nënvizohen disa pika kryesore:

1.Ngadalsia e procesit të vetingut, dhe ulja e besimit të qytetarve te ky proces.

2.Prokurorët dhe gjyqtarët që kanë lidhje me qeverinë, e kanë kaluar shumë shpejt dhe lehtë procesin. Kjo gjë ka sjellë dhe reagim nga ana e Komisionereve” tha Erisa Xhixho.

Sipas Xhixhos Ramës nuk i leverdis çelja e negociatave .

Nënkryetarja e LSI thotë gjithashtu se sistemi i drejtësisë është i kapur nga mazhoranca.

“Ka një kaos në sistemin e drejtësisë. Mungon Gjykata e Lartë dhe një Gjykatë Kustetuese.

Mungesa e  ILD-sën bën të mos kontrollohet asnjë prokuror apo gjyqtar gjë që rrit riskun që ata mund të japin vendime pro qeverise. Sistemi i drejtësisë është kapur nga mazhornca” vijoi më tej juristja.

Lidhur me takimin e Bashës me krerët e partive të tjera opozitare Xhixho thotë  që është pjesë e aksionit të opozitës. Ajo shton se çdo gjë është e mirpërcaktuar dhe se do të vazhdojnë protestat dhe bllokimet e akseve kryesore.

“ Takimi mes Bashës dhe krerëve të tjerë të partive opozitare ka ardhur në vazhdën e aksionit të opozitës. Do të vazhdojmë me bllokimin e rrugve ë 12 qarqe në pika të përcaktuara. Qeveria tranzitore është e vetmja zgjidhje e këtij ngërçi politik ku kemi ngecur. Ne kërkojmë që qeverisja tranzitore  të krijojë një klimë neutraliteti që do mund të çojë përpara proceset integruese dhe stabilitetin e vendit.” tha Xhixho.

Xhixho gjatë fjalës së saj thotë që LSI nuk ka asnjë pritshmëri për ndonjë rol në qeverinë tranzitore. Ajo shton se qeveria po bën propagandë kur thotë që LSI do marrë pjesë në zgjedhje sepse kjo gjë nuk është e vërtetë.

“Ka një propagadë nga mazhoranca aktuale ku thotë që LSI do marë pjesë në zgjedhje. Ne jemi opozitë e bashkuar dhe nuk do ketë zgjedhje lokale por vetëm zgjedhje parlamentare të parakohëshme.

Nesër do ketë një detajim të gjithë formatit të qeverisë tranzitore. Mendoj që nëse ka vullnet mun të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Opozita ka djegur mandatet, situate ekonomike është shumë e keqe.” tha Xhixho.

Xhixho thotë që me të gjitha ngjarjet politike që po ndodhin në Shqipëri, bashkë me protestat dhe vendimet në Samitin e Berlint Rama duhet të marrë vendimin nëse do të largohet me dinjitet apo në një formë tjetër.

“Opozita i përgjigjet kërkesave të qytetarëve si për përshkallëzimin e protestave, si për djegien e mandateve. Rama duhet të shohë gjendjen pas Samitit të Berlinit, pas protestës nga qytarëve  dhe duhet ta vendosë  nëse do të largohet me dinjitet ose jo.

Për kreun e qeverisë së besimit që duhet të ndërtohet ka intelektualë që mund të japin kontributin e tyre  në vendosjen e një klime besimi. Ai mund të krijojë mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.” përfundoi Erisa Xhixho.

(j.b/faxweb.al)

Etiketa: erisa xhixho
Pas

Avioni Bergamo-Tiranë bën ulje emergjente, shkak një pasagjer i cili…

Para

“Qeverisja nuk është buzëqeshje televizive”, Arben Malaj tjetër goditje për Erion Veliajn

Para
“Qeverisja nuk është buzëqeshje televizive”, Arben Malaj tjetër goditje për Erion Veliajn

"Qeverisja nuk është buzëqeshje televizive", Arben Malaj tjetër goditje për Erion Veliajn

Discussion about this post

 



Të Fundit

Profili i ri i Parlamentit! Profesionet e 140 deputetëve të legjislaturës së re, dominojnë ekonomistët dhe juristët

“Kriza në Kuvend, jo jashtë normave europiane”, Presidentja në Zvicër, pritet me nderime të larta dhe ushtri

Ministri Hasani në Sarajevë/Inauguron Ambasadën Shqiptare dhe forcon bashkëpunimin dypalësh

Goditen familjet mafioze kalabreze, rreth 100 të arrestuar në 15 qytete

“Fokusi te reformat, jo te data”, Gjermania i kërkon Shqipërisë të punojë më fort për t’u anëtarësuar në BE

Megaoperacioni me miliona euro të sekuestruara, reagon SPAK: 500 kg kokainë do nisej nga Ekuadori

Presidenti i Afrikës së Jugut mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, takohet me Trump

Moskonstituimi i Kuvendit, Osmani nga Zvicra: Barrën e vonesave e paguajnë qytetarët

Operacion i madh i antimafia dhe SPAK, nga “Gjyshja” te “Bisha”, mbi 40 të arrestuar, por kokat në kërkim

Britania e Madhe paketë ndihme 4 milionë paund në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.