Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto në profilin e tij në Facebook, nga mitingu i djeshëm te Piramida, ku duket se nuk ka kursyer kunjat ndaj kundërshtarit të tij Lulzim Basha, pavarësisht marrëveshjes së arritur mes tyre.
“Për ne nuk ka një Shqipëri katolikësh, një Shqipëri myslimanesh, një Shqipëri ortodoksësh, një Shqipëri bektashinjsh dhe një Shqipëri besimesh të tjera dhe bindjesh të tjera. Për ne ka vetëm një Shqipëri: Shqipëria e Skënderbeut, Shqipëria e Ismail Qemalit, Shqipëria e patriotëve që i dhanë asaj jetën, apo e të gjithë atyre që mendja iu rri vetëm në një vend, tek Shqipëria që duam.”, shkruan Rama.
Kujtojmë se vetëm para pak ditësh, në media u komentua shumë një intervistë e Bashës për median austriake Der Standart, lidhur me katolikët e Veriut. Deklaratë e cila nga mediat u nxorr jashtë kontekstit.
POSTIMI I RAMËS
Dje tek Piramida për të festuar arritjen e objektivit tonë strategjik për një Shqipëri me shtet, me punë dhe me mirëqenie, për Vetting-un që do votohet përpara fillimit të fushatës elektorale. 25 Qershori çel rrugën e një beteje demokratike, të cilën ne do ta bëjmë me pasion, do ta bëjmë me vendosmëri dhe mbi të gjitha do ta bëjmë jo për t’i ndarë shqiptarët në “tanët” dhe në të “atyre”, por për t’u thënë gjithë shqiptarëve, se për ne, flamuri ishte kuq e zi dje, flamuri është kuq e zi sot, flamuri do të jetë kuq e zi nesër.
Për ne nuk ka një Shqipëri katolikësh, një Shqipëri myslimanesh, një Shqipëri ortodoksësh, një Shqipëri bektashinjsh dhe një Shqipëri besimesh të tjera dhe bindjesh të tjera. Për ne ka vetëm një Shqipëri: Shqipëria e Skënderbeut, Shqipëria e Ismail Qemalit, Shqipëria e patriotëve që i dhanë asaj jetën, apo e të gjithë atyre që mendja iu rri vetëm në një vend, tek Shqipëria që duam.
Dje ne çelëm një epokë të re! Ne, Partia Socialiste, edhe njëherë tjetër provuam se nuk jemi të gjithë njësoj. Edhe njëherë tjetër provuam se ne jemi ndryshe. Dje fituan socialistët e demokratët, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që më në fund po shikojnë dritë në fund të tunelit dhe po u jepet mundësia që të dalin njëherë e mirë nga kthetrat e prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar.
Më 25 qershor, fitimtarët do të jenë ata që do të votojnë Partinë Socialiste! E vetmja zgjedhje për të vijuar me vendosmëri përpara (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1848″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]