Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se dëshiron të takojë Lulzim Bashën dhe ka dy ditë që e pret. Takimi për Ramën do të ishte shumë mirë të zhvillohej edhe në çadër. Ky takim është si paspjë e ngërçit politik në vend për zgjedhjet e 18 qershorit, ku opozita kërkon qeveri teknike.
“Kur frika nga drejtësia ka një përmasë të tillë ata që motivihen nga kjo frikë nuk e kanë aspak problem të çojnë vendin në destabilizim, se kanë problem të çojnë në fund çdo përpjekje që shteti të bëhet shtet dhe që pengon popullin që të realizojë një aspiratë kaq të madhe siç është ajo që të çlirohet nga një kastë gjyktësish dhe prokurorësh që janë të lidhur me çadrën se mishi me thojin.
Kjo ndarje është më e dhimbshme se ndarja e mishit nga thoji. Një epokë e re për drejtësinë është një epokë e re për raportin e qytetarit dhe qytetarit me shtetin. Por është një detyrim për të cilin përgjigjesh para ligjit. Nga ana tjetër përpjeka për t’u thënë shqiptarëve se paravësisht të gjithave zgjedhjet pa opozitën nuk mund të bëhen, është një përpjekej e gabuar, e paguar me para po me peshqeshe për të treguar një të pavërtetë që në thelbin e vet është qesharake se nuk është opzoita ajo e provon lirinë, nëse do të ishim në kushtet që kjo qeveri do të kishte privuar lirinë për opozitën atëheerë nuk do kishim një çadër që bëhet për shfaqje televizie.
Opozita është liri, nuk është parti që ka një emër, ka një flamur. Por nuk ka shans që një vend kur bëhen zgjedhje që garatohen të mbeten pa opzitë, por është e kundërta opozita mund të rigjenerohet nga ky proces. Unë nuk kam parë në histori një qeveri që lind dhe jeton për të pasur një besimin e opozitës. Partitë që qeverisin nuk kanë detyrë të forcojnë partitë kundër, po garanotn që partitë që janë kundër ti grantojë proces zgjedhor.
Kjo është një thirrje e dëshpëruar dhe qesharake për debatin poltik në Shqipëri. Duke u përpejkurt të xjerrim nga lumi, gruin e hedhur nga budallallëku.
Sot nuk do flas dot për qeveri teknike dhe zgjedhje se kam dy ditë që pres orën dhe vendin, nuk kam. Unë dua edhe çadrën si vend takimi por nuk ka probelm fare edhe vend tjetër, edhe me aletët pa aleatë nuk ka problem.”, u shpreh Rama. (J.V/Shuplaka)