Kryeministri Rama ka konfirmuar atë që kishte thënë prej kohësh, shkurtimin e fondeve për Akademinë e Shkencave. Edhe pse kishte zgjedhur të ftonte një pjesë të Akademikëve për t’i dëgjuar në fund të takimit Rama nuk lëvizi nga e tija.
Ai u shpreh se fondet që Akademia të shërbejë si strehim social do të ndërpriten.
“Me emrat ka diçka që nuk shkon. Na duhet një Akademi Shqiptare që të ketë ambicjen që të përmbajë brenda vetes së vetë të gjithë trurin e shkencës të gjithë kombit tonë dhe jo të gjithë të shtetit tonë. Është shumë e vërtetë po prapë ha diskutim edhe mbyllja e instituteve kohë më parë. Po sa mundej shteti shqiptar që ti ridimensiononte ato institute kjo mbetet për të diskutuar.
Ne nuk kemi një Bibliotekë që të mund ta quajmë një Bibliotekë Shkencore, dhe nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. Pyetja që ngrihet këtu është shumë e thjeshtë. Çfarë duam ne nga kjo Akademi, kjo është pyetja që ngrihet sot? Unë i vlerësoj ato që tha profesor Artani, por le ta themi të vërtetën deri në fund që është përzierë i njomi me të thatin, dhe janë përzier aty, profesori me një njeri që nuk dihet si e ka marrë titullin doktor.
Ne mendojmë nga njëra anë që pjesën e fondeve që shkojnë dëm ta përdorim për të krijuar Bibliotekën Shkencore të Universitetit. Sa i përket pjesës së pagave që janë në pozicion të mendjeve të nderuara, ne do të vendosim një afat për të materializuar këto që thamë sipër. Më fal profesor se po ju përmend dy herë sot, po që të mbajmë një institucion që ka përkrah Luan Omarit persona që nuk dihet si kanë mbërritur aty është një tallje e madhe. Nëse shohim për përgjegjësitë, përgjegjësitë janë të gjithanshme. Unë uroj që të jemi gjallë kur të takohemi përsëri, ndërsa Akademia po shndërrohet si një shpi varrimi, që hap derën dhe nxjerr arkivolet jashtë.
Unë besoj se mund të bëjmë një gjë modeste, ne nuk mund të bëjmë një Akademi Franceze apo Sovjetike të rangut të lartë. Ne mund të bëjmë një Kuvend modest, që secili të ndihet i përfaqësuar në shoqërinë e personave që meriton. Ne po kalojmë një fazë zhvillimi ku gjuha jonë po sulmohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, nga lloj-lloj formash, sulme të paimagjinueshme.
Unë nuk kam parë që ky Kuvend të ketë një moment që të thojë ‘’stop”, matrapazë të dijes. Ne do të bëjmë një shkurtim drastic të fondeve, por do të ruajmë një pjesë të atyre që marrin ndonjë honorare, me një kusht që brenda marsit të kemi një platform reformuese që u takon juve. Topi është në fushën tuaj, në Buxhetin e 2018-tës do të lëmë një Buxhet juve që tiu mbaj bashkë dhe në shërbim të një platforme që do të ndërtoni”, u shpreh Rama.
(E.K/Faxweb)