15:46 | 29/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama vetëofrohet si ‘papa’ për zgjidhjen e krizës në Kosovë: Nuk e kam folur me Albin Kurtin (Refuzon që të flasë për Dakon)

11:48 | 08/06/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama vetëofrohet si ‘papa’ për zgjidhjen e krizës në Kosovë: Nuk e kam folur me Albin Kurtin (Refuzon që të flasë për Dakon)

Kryeministri Edi Rama ka propozuar një draft për zgjidhjen e krizës në Kosovë, pa marrë dakordësinë më parë të kryeministrit Albin Kurtit.

I pyetur nga gazetarët, Rama tha se nuk ka ndarë asnjë informacion në lidhje me draft propozimin për zgjidhjen e krizës në Kosovë me vetë Kurtin, ndërkohë që refuzoi që të përgjigjej në lidhje me arrestimin e Vangjush Dakos, mikut dhe aleatit të tij politik.

“Nuk kam asnjë minutë kohë për të humbur në lidhje me këtë temë”, tha Rama.

I pyetur se pse e sulmon Albin Kurtin, kur në fakt ai po zbaton ligjin për komunat në Veri të Kosovës, me zgjedhje të pranuara ndërkombëtarisht, Rama tha se të gjitha këto janë insinuata të gazetarëve.

“Unë nuk jam këtu për të sulmuar Albin Kurtin, unë jam këtu për interesin ndaj Kosovës”, vijoi Rama.

Më herët kryeministri deklaroi me bindje se Kosovës nuk i rrezikohet asgjë nga Serbia, që prej vitit 1999.

“Uroj dhe lutem që Kosova të mos sanksionohet për qëndrimin e saj, jam sot këtu për të ndarë diçka që nuk e kam thënë më parë, që nyja e debatit do të ishte asosacioni i komunave serbe, dhe jam i bindur që asnjëra nga palët nuk e do këtë, duke mbajtur të hapur krizën me lloj lloj artificash.

Dje i kam përcjellë Scholz dhe Macron një draft të asosacionit, për të cilin kam vënë në dijeni BE dhe SHBA, është punuar nga ekspertë europianë dhe amerikanë, gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë, kur palët, dhe në këtë rast për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë.

Palët nuk po merren vesh as se kush duhet të shkruajë këtë tekst, ky është një dokument konfidencial, i cili nuk pretendon që të jetë zgjidhja ideale, por që ju siguroj që është themeli për krijimin e asosacionit.

Unë jam i shqetësuar për tkurrjen e Kosovës në sy të pranisë ndërkombëtare, që mund të sjellë pasoja të pallogaritshme.

Kërcënimi për Kosovën është zero, që nga vitit 1999, është një kërcënim që ekzsiton vetëm në mendjen e politikanëve të Kosovës, që duan ta përdorin për politikën e brendshme. Serbia nuk ka mundësi që ti prekë Kosovës një qime floku”, tha Rama./Faxweb.al 

Pas

E rëndë/ Sulm me thikë në një kamp refugjatësh në Francë, siriani plagos me thikë 7 fëmijë

Para

Aleko Myrtollari pranon fajin para gjykatës: U dërgoja para, kur erdha në shpi nuk i gjeta një familje të rregullt! Bëra veprim të nxituar…

Para
Aleko Myrtollari pranon fajin para gjykatës: U dërgoja para, kur erdha në shpi nuk i gjeta një familje të rregullt! Bëra veprim të nxituar…

Aleko Myrtollari pranon fajin para gjykatës: U dërgoja para, kur erdha në shpi nuk i gjeta një familje të rregullt! Bëra veprim të nxituar...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

“Moska ndoshta qëndron pas sulmit terrorist në veri të Kosovës”, thotë Kurti

Peshkonin me mekanizma elektrikë, ndalohen 2 persona në liqenin e Shkodrës

Balla në Ministerialin për 20 vjetorin e Konventës së Palermos: Droga po copëton shoqërinë tonë, po krijon terren për krimin

DEA godet grupin kriminal të shqiptarëve në Greqi, kapen 585 kg kokainë

“Problem mbetet pandëshkueshmëria”, Musai: Pak rëndësi kush është në pushtet, opozita jonë është e përgjumur!

NATO-ja miraton forca shtesë për shkak të tensioneve në veri të Kosovës

Radoiçiç konfirmon pjesëmarrjen dhe organizimin e sulmit në Banjskë

Inceneratori i Elbasanit, rishpallen tenderët për raportet mjedisore, u rrëzuan nga KPP

Sulmi i armatosur në veri të Kosovës, Milan Radoiçiç jep dorëheqjen si nënkryetar i Listës Serbe

I cilësuar si “zot i drogës”, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Alket Hatisë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.