Kryeminsitri Edi Rama gjatë konferencës me minsitrin e Brendshëm francez Gerard Collomb u shpreh se e informoi atë për të gjitha masat e marra kundër krimi të organizuar. Rama u shpreh më tej se azilkërkuesit shqiptarë në Francë kanë marrë një rrugë të paligjshme dhe pa kthim.
“Folëm për marrdhëniet tona mes Shqipërisë dhe Francës, që marrdhëniet të forcohen shumë dhe bashkëpunimi jonë të thellohet më tej. Zoti ministër dua të ndaj me ju dinamikën e re në marrdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës dhe cilësinë e re që ka bërë në sigurmin e rendit publik. Dua të bëj një falemderim për mbështejen që i ka dhënë Franca Shqipërisë dhe ju personalisht dhe digasteri ka ofruar për të plotësuar angazhimet të rëndësishme në vendin tonë, siç është lufta kundër krimit të organizuar duam që e në gjashtë mujorin e parë duam të marrin një drejtim në çeljen e negociatave në BE. Ministir është njohur me operacionet “Forca e Ligjit”, “Vettingu në policinë e Shtetit”. Në fund të këtij mandati Policia e Shtetit të jetë e një cilësie sipas standarteve europiane. Natyrisht që e prekëm siç e thashë për temën e azilkërkimit dhe emigracionit të paligjshëm ku së bashku kemi punuar por do të vazhdojmë të punojnë dhe dua ta bëjmë të qartë se rruga e azilkërkimit jo vetëm që përbën në veteve një rrugë të paligjshme por përbën një rrugë pa krye.”, u shpreh Rama. (J.V/Faxweb)