Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është zyrtarisht shqiptar. Kjo me dekretimin më të fundit nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.
Mësohet se Kreu i Lartë i Shtetit ka dekretuar shtetësinë shqiptare edhe për bashkëshorten e liderit tëe AAK-së, Anita Haradinaj.
“Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, u jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të Ramush Hilmi Haradinaj dhe Anita Mustafë Haradinaj”, citohet në dekretin e presidentit për shtetësinë e Haradinajt.
(XH.A/SHUPLAKA)