23:18 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

RAPORTI/2 javët e para të fushatës, PS-PD shtojnë diskursin për promovimin e politikave të punësimit, LSI ruan koherencën

19:12 | 22/06/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0

Qendra për Marrëdhëniet e Punës dhe Dialogun Social, CLRSD, ka publikuar raportin e monitorimit të fushatës elektorale në lidhje me komunikimin publik të partive  për çështjet që trajtojnë në programet elektorale.

Rapoti vë në dukje se PD dhe PS kanë shtuar diskursin për komponentët e punës së denjë, krahasimisht me pjesën e mëparshme të muajit Maj.

Ndërkohë që sipas raportit LSI ka ruajtur të njëjtin ritëm në lidhje me promovimin e politikave të punësimit, referuar monitorimit të deklaratave politike.

“Veçanërisht PD dhe PS e kanë shtuar ritmin, ndërkohë që LSI ka mbajtur po të njëjtin ritëm të lartë mbi promovimin e politikave të punësimit, referuar monitorimit të deklaratave politike gjatë muajit prill”, thuhet në raport.

Partitë e tjera, përveç PDIU-së nuk me kanë përmendur punësimin.

“Sipas të dhënave të raportit të monitorimit të fushatës elektorale për periudhën Maj-Qershor i kryer nga Qendra për Marrëdhëniet e Punës dhe Dialogun Social, CLRSD, partitë e tjera parlamentare nuk kanë shprehur asgjë lidhur me punën e denjë, përveç një rasti të PDIU”, thotë raporti

RAPORTI I PLOTË:

 Axhenda e Punës së Denjë në Shqipëri

Monitorim i Programeve të Partive Politike për periudhën Maj-Qershor

RAPORTI/2 javët e para të fushatës, PS-PD  shtojnë diskursin për Punën e Denjë

Pritshmëritë janë që, gjatë fushatës elektorale, partitë politike të shtojnë ritmin e komunikimit publik për çështjet që trajtojnë në programet elektorale.

Me nisjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, ka rezultuar se në dy javët e para të zhvillimit të fushatës elektorale, kemi rritje të lehtë të diskursit për komponentët e punës së denjë, krahasimisht me pjesën e mëparshme të muajit Maj.

Veçanërisht PD dhe PS e kanë shtuar ritmin, ndërkohë që LSI ka mbajtur po të njëjtin ritëm të lartë mbi promovimin e politikave të punësimit, referuar monitorimit të deklaratave politike gjatë muajit prill .

Asnjë parti tjetër parlamentare nuk ka shprehur qëndrime publike lidhur me ndonjë prej elementëve të punës së denjë gjatë dy javëve të para të fushatës elektorale.

Sipas të dhënave të raportit të monitorimit të fushatës elektorale për periudhën Maj-Qershor i kryer nga Qendra për Marrëdhëniet e Punës dhe Dialogun Social, CLRSD, partitë e tjera parlamentare nuk kanë shprehur asgjë lidhur me punën e denjë, përveç një rasti të PDIU. 

Monitorimi i deklaratave politike për periudhën 15–30 Prill

Nga monitorimi i deklaratave politike të përfaqësuesve të partive parlamentare gjatë muajit Prill, rezultoi se:

PS ka përmendur 11 herë elementë të Punës së Denjë. Tetë herë mbi politikat e punësimit, tre herë mbi mbrojtjen shoqërore, asgjë mbi të drejtat e punëtorëve dhe dialogun social.

PD ka përmendur 5 herë elementë të Punës së Denjë. Tre herë mbi mbrojtjen shoqërore dhe dy herë mbi politikat e punësimit.

 LSI ka përmendur 18 herë elementë të Punës së Denjë. 15 herë është diskutuar mbi politikat e punësimit, dy herë mbi mbrojtjen shoqërore dhe një mbi të drejtat e punëtorëve.

PDIU ka pasur vetë një postim lidhur me elementë të Punës së Denjë, dedikuar politikave për mbrojtjen shoqërore.

Asnjë parti tjetër parlamentare nuk ka pasur deklarata publike lidhur me elementët e Punës së Denjë.

Monitorimi i deklaratave politike gjatë muajit Maj

 Nga fillimi i muajit e deri në fillimin zyrtar të fushatës elektorale (25 Maj), kemi një pakësim të deklarimeve lidhur me elementët e punës së denjë, krahasuar me muajin Prill.

PS ka 7 deklarime publike lidhur me elementët e punës së denjë.

Këtë herë shumicën e zë komponenti i mbrojtjes shoqërore.

 PD ka vetëm dy deklarime, të dyja mbi mbrojtjen shoqërore.

LSI 14 deklarime lidhur me punën e denjë, të gjitha lidhur me politikat e punësimit.

 Krahasimi PS-PD

Procesi i monitorimit të vlerësimit të programeve politike të partive që garojnë në  zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit, është një projekt që ka nisur të zbatohet nga Qendra për Marrëdhëniet e Punës dhe Dialogun Social, CLRSD, me mbështetjen financiare të fondacionit suedez “The Olof Palme International Center”, që në fillim të muajit prill dhe përfshin periudhën e monitorimit para dhe gjatë fushatës elektorale.

Punësimi dhe mbrojtja shoqërore janë të vetmet elemente të Punës së Denjë, që janë përfshirë në deklaratat e partive politike gjatë takimeve elektorale.

Nga  fundi i muajit Prill deri në 25 Maj, PS pati një ulje të ritmit të diskursit publik mbi këto cështje, në krahasim me deklaratat e dhëna në 3 javët e para të muajit prill.

Me fillimin e fushatës elektorale dhe në vijimësi,  PS thekson më tepër elementin e mbrojtjes shoqërore, sesa punësimin.

Kurse forca e djathtë politike, PD, pati një vrull rritës gjatë dy javëve të para të fushatës krahasuar me muajin Maj.

Në ndryshim me PS, demokratët në deklaratat e tyre e vënë theksin tek politikat e punësimit, më pas tek mbrojtja shoqërore.

Dialogu social si dhe të drejtat e punëtorëve, akoma nuk gjejnë vend në komunikimin politik të dy partive të mëdha PD dhe PS. (B.H/Shuplaka)

Etiketa: raporti
Pas

“Punësoi 164 persona për fushatë”, zv/kryeministrja Mandija kallëzon “Albpetrolin”

Para

Koalicionet, Rama: LSI-në e përjashtoj sepse e humbi mundësinë, i hapur për partitë e tjera

Para
Koalicionet, Rama: LSI-në e përjashtoj sepse e humbi mundësinë, i hapur për partitë e tjera

Koalicionet, Rama: LSI-në e përjashtoj sepse e humbi mundësinë, i hapur për partitë e tjera

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.