Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka anuluar kërkesën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara që Byroja Federale e Hetimit (FBI) ta hetojë vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, i cili ishte vrarë në ambasadën saudite në Stamboll.
Një raport i vrasjes së Khashoggit i publikuar javën e kaluar nga OKB-ja, thotë që SHBA-ja duhet të fillojë hetimet mbi vrasjen e gazetarit.
Por Trump, nuk e pranoi propozimin, e këtë e tha në një intervistë për televizionin amerikan NBC, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Express.
I pyetur nëse ai do të lejojë që FBI ta hetojë rastin, Trump tha: “Mendoj që ka qenë shumë e hetuar”.
I pyetur se kush e ka hetuar rastin, presidenti tha “Çdo kush. E kam fjalën … kam parë shumë raporte të ndryshme”.
Khashoggi, 59 vjeçar, u vra në konsullatën saudite në Stamboll gjatë tetorit të vitit të kaluar. Raporti special i OKB-së, e fajësoi qeverinë saudite për këtë vrasje, dhe thuhet që ka prova kredibile se Princi Mohammed bin Salman dhe zyrtarë të tjerë të lartë janë përgjegjës.