Edhe pse shpesh Olsi Bylyku është i rezervuar për jetën e tij private duket se nuk i ka shpëtuar vëmendjes së mediave.
Gjatë premierës së filmit “2 gisht mjalë” ai është fotografuar krah të dashurës së tij, kapur për dore.
Bukuroshja brune e quajtur Egli ka studiuar për kanto dhe nuk është personazh publik.
Pikërisht kjo gjë e ka shqetësuar aktorin e humorit i cili nuk e ka pritur aspak mirë vëmendjen e mediave.
‘Për momentin mjaftojnë fotot që kanë qarkulluar, pasi nuk kam dëshirë që të jap informacion më të detajuar, për aq kohë sa vajza në fjalë nuk do që të prononcohet”.- ka thene Olsi
Por mesa duket Olisi i ka harruar fjalët e thëna dhe jo më larg se sot ka publikuar një Instastory bashkë me Eglin. Gjë që tregon se çifti nuk do të fshihet më nga media.