Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar sot një vendim në lidhje me masat disiplinore që do të ndërmeren për shkeljet që janë spikatur nga skuadrat shqiptare apo edhe nga lojtar specifik. Disa nga shkeljet e kryera janë: sjellje të gabuar të spektatorëve, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar.
VENDIMI PLOTË
1.KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 dhe Nenin 66/1 te KDS, dënohet me gjobe ne masën 100,000 (njeqind mije) Leke.
2.KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 dhe Nenin 66/1 te KDS, dënohet me gjobe ne masën 100,000 (njeqind mije) Leke.
3.Lojtari i KF “Teuta”, Anel Dedic, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenin 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4.Lojtari i KF “Luftëtari”, Festim Miraka, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenin 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5.Lojtari i KF “Klosi”, Ermal Rizvani, për provokim të publikut me fjalë dhe gjeste, në bazë të nenit 53 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6.Lojtari i KF ‘Internacional”, Maldin Mukaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtari të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7.Lojtari i KF “Elbasani”,Mateo Allkja, për ofendime me gjeste dhe pështymje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.c) të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti.
8.Lojtari i KF “Elbasani”, Shamet Luta, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9.Lojtari i KF “Elbasani”, Renato Hyshmeri, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10.Lojtari i KF “Këlcyra”, Edgar Batha, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11.Lojtari i KF “Elbasani” U-19, Geri Selimi,për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 49/1.e) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti
12.Lojtari i KF “Dinamo” U-19, Denis Xhuveli, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 49/1.e) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti secili.
13.Lojtari i KF “Elbasani” U-19, Klevis Pali, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar , në bazë të Nenit 49/1.e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti secili.
14.Lojtari i KF “Dinamo” U-19, Ledjon Kocani, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 49/1.e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti secili.
15.Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Erzeni”, Ervis Kllari, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit prej 1 (një) ndeshje. Në bazë të nenit 33/4 të KDS, lojtari Ervis Kllari vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
(B.N/Shuplaka)