Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka eaguar me anë të një postimi në profilin e tij n♪7 rrjetet sociale lidhur me qëndrimin e partisë së tij për një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.
Mustafa shkruan se “LDK është parti e cila nuk vepron as sipas kushtëzimeve dhe as sipas shantazheve individuale. As me kutin e propozimeve dhe projeksioneve ad hoc”.
Ndërkohë ai thekson se nuk ka koalicion me PDK-në.
“Qëndrimi i LDK -së është publik se nuk ka koalicion me PDK-në dhe me koalicionin ku është PDK. Fushatën e kaluam dhe jam i bindur se, pavarësisht deklaratave të individëve për tu protagonizuar para opinionit, të gjithë e kanë të qartë qëndrimin e organeve dhe strukturave të LDK-së, të cilat janë të vetmet që vendosin për këto çështje”, shkruan ai. (S.SH/Shuplaka)