Sipas deputetes demokrate Jozefina Topalli, akuzat e Ylli Manjanit për qeverinë janë vetëm maja e ajsbergut.
Ish-kryetarja e Parlamentit reagon për herë të parë për shkarkimin e Manjanit nga posti i Ministrit të Drejtësisë, nëpërmjet një statusi në “Facebok”.
Sipas Topallit, akuzat e artikuluara sot nga Manjani për qeverinë në çdo vend të botës do kishin shkaktuar tërmet.
“Edi Rama dhe Ilir Meta janë ‘të paaftë për t’u turpëruar’. Ky ‘shtet’ hukubet, ky pushtet i sotmi është më i degraduari. E megjithatë, akuzat e Manjanit janë vetëm maja e ajsbergut në fakt: Akuza të tilla nga një ministër për qeverinë e tij në çdo vend të botës do kishin shkaktuar tërmet. Këtu, tek ne…jooo
Ndërkohë një pazar i ri duket se është arritur mes dy bashkëkryetarëve të kësaj bande me dy koka. Është neveri! Është e pafalshme që kjo bandë të lejohet të mbajë peng e të rrënojë vendin tonë me boll halle”, shkruan Topalli. (D.D/Shuplaka)