Reali i Madridit ka arritur sonte një fitore historike ndaj ekipit gjerman të Borusia Dortmund. Kampionët e Europës kanë arritur të fitojnë me rezultatin 3-1. Kristiano Ronaldo shënoi dy gola, pas golit të parë që kishte shënuar Bejl, një gol mjaft i bukur.
Golin e vetëm për Dortmundin e shënoi Aubameyang.
Pas kësaj fitoreje Reali ndanë pozitën e parë në grupin H me Tottenhamin, që në udhëtim mposhti APOEL-in me rezultat 3:0.
Reali duket krejtësisht me fytyrë tjetër në Champions League nga kampionati spanjoll ku ka shfaqur formë të dobët në ndeshjet e para. (B.H/Shuplaka)