Ambasada e Shteteve të Bashkuar në Tiranë, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka deklaruar se Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara, sipas saj në rrugën e duhur dhe sipas planit.
Në këtë deklaratë thuhet gjithashtu se SHBA-të janë krenare për ndihmën që po ju jepët këtyre institucioneve si dhe bënë me dije se shumë shpejt Shqipëria do të ketë sistemin e ndershëm të drejtësisë që Kushtetuta e parashikon.
“Qytetarët shqiptarë duhet të ndihen të sigurtë për këtë gjë – reforma në drejtësi nuk do të ndalojë”, ka deklaruar Zv. Shefi i Misionit në Detyrë Dan Koski në Konferencën Planifikimi Urban dhe Zhvillimi Ekonomik Vendas.
Postimi i plotë:
??️ | “Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara, në rrugën e duhur, sipas planit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për ndihmën që po u jepet këtyre institucioneve ndërsa ecin përpara. Shqipëria do të ketë shumë shpejt sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtëisë që Kushtetuta parashikon. Qytetarët shqiptarë duhet të ndihen të sigurtë për këtë gjë – reforma në drejtësi nuk do të ndalojë.” Zv. Shefi i Misionit në Detyrë Dan Koski në Konferencën Planifikimi Urban dhe Zhvillimi Ekonomik Vendas. Lexoni fjalimin e plotë: https://bit.ly/2YxVM6i
(F.GJ/FAXWEB.AL)