Pas mbledhjes së parë të komisionit për reformën zgjedhore, ka ardhur dhe reagimi I Luan Ramës.
Pavarësisht se ai e quan këtë hap si pozitiv dhe një shpresë për një reform reale, Luan Rama ka sulmuar ambasadorin e OSBE-së në lidhje me bledhjen e parë. Ai thotë se ai u shfaq si ushtarë I Gramoz Ruçit.
POSTIMI I LUAN RAMËS:
Sot u mblodh për herë të parë komisioni parlamentar për reformën zgjedhore!
Le të shpresojmë që më në fund do të realizohet një reformë reale, që zgjedhjet të garantojnë integritetin dhe barazinë e votës dhe që banditët të mos jenë më as pjesë, as prapavijë dhe as pararojë e politikës!
Shqipëria meriton zgjedhje sipas standardeve të OSBE/ODHIR-it, pavarësish se në mbledhjen e parë, ambasadori i OSBE-së u shfaq si ushtar i Gramozit!
Për ta harruar atë skenë groteske, po rilexoj këtë fundjavë “Ushtarin e mirë Zhvejk”. (B.H/Faxweb)