Mbledhja e radhës në Komisionin e Ekonomisë është përfshirë nga replika mes deputetëve demokratë dhe socialistit Erion Braçe që kryeson këtë komision.
Deputetët demokratë kanë vijuar akuzat në drejtim të ministrit Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj.
Deputeti Edmond Spaho ka thënë se për çështjen Tahiri është ushtruar presion dhe janë ofruar para.
Por menjëherë fjalën ia ka kthyer socialisti Braçe i cili ka thumbuar deputetët e opozitës për vallet greke që kërcyen të shtunën e kaluar në një nga hotelet më të shtrenjta të Tiranës.
Replikat:
Edmond Spaho: Xhafaj me të vëllanë janë të lidhur me rastin e ‘Xibrakës’. Me mos dorëheqjen e Xhafajt dhe me lirimin e Tahirit po i prehet rruga drejtësisë.
Dje u vërtetuan ato që kanë thënë opozita, që doni ta kapni për fyti sistemin e drejtësisë.
Ata katër fakirët e Kukësit rrinë në burg, Tahiri e Mark Frroku gjezdisin të lirë.
Referojuni fjalës së ambasadorit amerikan, që tha se është ushtruar presion dhe janë ofruar para për lirimin e Tahirit. Kush ushtron presion dhe ofron para?
Mazhoranca dhe kjo është shumë e rëndë. ne do vazhdojmë përpjekjet tona që të plotësohet së paku kushti themelor për hapjen e negociatave.
Nëse ato dështojnë, është përgjegjësia juaj, dhe ju do përballen edhe më ashpër me zemërimin e qytetarëve të këtij vendi.
Erjon Braçe: Nuk e di kur jeni seriozë, kur hidhni valle apo kur flisni këtu. S’ka asnjë lidhje me ne presioni te gjykatësit, janë ata që keni emëruar ju. Nuk dua të bëj replikë me ju, se e di që do vazhdosh të këndosh.
Spaho: Janë deklaratat e ambasadorit Donald Lu.
(F.G/Faxweb.al)