Në kulmin e sezonit turistik në zonën e Gjirit të Lalzit ka mungesë të theksuar të furnizmit me ujë, të rrjedhshëm, pasi uji i pijshëm është ende ”luks”.
Ky ka qenë shqetësimi i ngritur sot nga ana e gazetarit Andi Bejtja, që sipas tij situatën e përkeqëson edhe më shumë fakti se përparësi i jepet kampit të muxhahedinëve në zonën e Maminasit, duke kaluar një tub të posatshëm për ta.
Me ironi gazetari shton se në vendin tonë është më mirë që të jesh muxhahedinë, sesa një turist vere në Lalz. Opozita iraniane që është strehuar në vendin tonë gëzon jë sërë të drejtash, mbështetur dhe nga investimi i SHBA-ve, që kujdesen dhe për sigurinë e tyre.
‘’Hajde vend hajde, nuk ka uje gjithe Lalzi, ne kulmin e sezonit turistik, se nje tub i vecante futet ne rrjet, dhe me perparesi i kalon uji kampit te Muxhahedineve ne Maminas. Me mire te jesh muxhahedin se turist ne vere ne Lalz….”, shkruan Bejtja.
Kujtojmë se një nga shqetësimet më të mëdha në çdo sezon turistik në bregdetin shqiptar mbetet furnizimi me ujë, çka do të tingullonte e çuditshme në çdo vend të botës me burime të shumta ujore si Shqipëria.
(E.K/FAXWEB.AL)