Janë 20 deputetë të opozitës më në krye Myslim Murrizin të cilët po bëjnë përpjekje për implementimin e nismës ligjore për pastrimin e politikës shqiptare nga figurat që kanë pasurposte apo funksione publikenë kohën e regjimit komunist.
Pas rreth 3 dekadash që janë ndërmarrë jo pak herë iniciativa për këtë çështje, shfaqet sërish ‘lustracioni’, ndërkohë nëse nëse miratohet kjo nismë ligjore, emrat më të përfolur janë ai i ish-kryeministrit Sali Berisha, kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit dhe deputetit Spartak Braho. Berisha ndërkohë ka deklaruar më herët se nuk do të kandidojë më për postin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.
Emrat e mësipërma knë pasur funksione publike gjatë regjimit komunist ndërkohë që një ligj i tillë nuk është kaq i kufizuar.
Kategoritë që përfshihen janë pesë, duke nisur nga ish-anëtarët e Partisë së Punës, që nuk mund të emërohen apo zgjidhen në 29 funksione të ndryshme shtetërore.
Argumenti i 20 deputetëve për të bindur kolegët të votojnë këtë ligj është rezoluta nr. 1481 të Asamblesë Parlamentare të KE-së mbi nevojën për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste, disa rezoluta të Kuvendit të Shqipërisë, rezolutën e parë të KE-së që në vitin 1996, për çrrënjosjen e trashëgimisë se sistemit totalitar komunist etj.