21:22 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Rifillon dërgimi i ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, Netanyahu pranon se vendimin e mori pas trysnisë së ndërkombëtarëve

15:31 | 19/05/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rifillon dërgimi i ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, Netanyahu pranon se vendimin e mori pas trysnisë së ndërkombëtarëve

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të hënën se vendimin për të lejuar rifillimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, pas një bllokade disajavore, e mori vetëm pasi aleatët i kishin bërë trysni.

Ai tregoi se aleatët i kishin thënë se nuk do ta mbështesnin Izraelin nëse ka nevojë ta fitojë luftën, në qoftë se vazhdojnë të shohin “pamje të urisë” duke ardhur nga toka palestineze.

Izraeli është dënuar nga agjencitë humanitare të OKB-së dhe nga disa aleatë evropianë, pasi ka ndaluar futjen e mallrave në enklavën e rrënuar nga lufta, përfshirë ushqimin, karburantin dhe barnat.

Izraeli njoftoi të dielën do ta lejohej një sasi “themelore” ndihmash humanitare të hyjnë në Gazë për të parandaluar zhvillimin e “një krize urie”. Ekspertët e ushqimit kanë paralajmëruar tashmë se bllokada po rrezikonte të shkaktonte uri në Gazë, një territor me rreth 2 milionë banorë.

Gjatë administratës Trump, Shtetet e Bashkuara, aleati kryesor i Izraelit, zakonisht i kanë shmangur kritikat e hapura ndaj Izraelit në luftën e tij kundër Hamasit dhe fajësojnë këtë grup militant për krizën humanitare.

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Megjithatë, SHBA-ja e ka theksuar gjithnjë e më shumë krizën në Gazë. Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një vizite të fundit në Lindjen e Mesme – vizitë që nuk përfshiu ndalesë në Izrael – shprehu shqetësim për situatën humanitare në Gazë.

Njëlloj veproi edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili gjatë një vizite në Turqi tha se ishte “i shqetësuar” për këtë situatë.

Vendimi për të lejuar ndihmat vjen në një kohë kur Izraeli po e përshkallëzon luftën e tij në Rripin e Gazës, duke thënë se po e bën këtë për të ushtruar trysni mbi Hamasin që ta pranojë një marrëveshje armëpushimi sipas kushteve të Izraelit.

Nën ofensivën e re nga ajri dhe toka, Izraeli planifikon t’i zhvendosë qindra mijëra palestinezë dhe të sigurojë shpërndarjen e ndihmave brenda territorit.

Netanyahu tha të hënën se plani do të përfshijë “marrjen nën kontroll të gjithë Gazës”, dhe një zëdhënës ushtarak urdhëroi evakuimin e qytetit të dytë më të madh të Gazës, Han Junis.

Ushtria izraelite e rifilloi ofensivën në mars, duke e prishur armëpushimin që kishte mundësuar lirimin e më shumë se 30 pengjeve.

Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 59 pengje mbeten në Gaza, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur.

Lufta e Izraelit i ka vrarë më shumë se 52.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

 

Pas

“Ekonomia shqiptare, e qëndrueshme”, KE: Rritja ekonomike këtë vit parashikohet 3.6 përqind

Para

Rusia e shpall Amnesty International “organizatë të padëshirueshme”

Para
Rusia e shpall Amnesty International “organizatë të padëshirueshme”

Rusia e shpall Amnesty International “organizatë të padëshirueshme”

 



Të Fundit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

Ndërhyrje te “Ura e Vashës”, procedohet 50-vjeçari në Klos

Naim Murseli nën ekzaminim psikiatrik në QKUK pas vrasjes së Liridona Ademajt

Mbyllen bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të zhvillojë armë bërthamore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.