Janë rikthyer shpërthimet me eksploziv në Fushë-Krujë. Shënjestër ka qenë kësaj here një lokal.
Burime të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25 në autostradë, në kryqëzimin e Granzës.
Persona të paidentifikuar kanë vendosur një sasi të vogël lëndë plasëse në lokalin e shtetasit me iniciale M. Ç.
Mësohet se si pasojë e këtij shpërthimi janë thyer xhamat. Grupi hetimor ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.