Vetëm pak ditë më parë u përhap lajmi se edhe nga aeroporti i Rinasit ka filluar të ofrohet shërbimi “low cost”. Por sipas TV Klan Shqipëria është i vetmi vend në botë që e ka prishur këtë logjikë.
Për linjën me çmime të ulëta Tiranë – Budapest – Tiranë, u premtua se biletat nuk do të kushtonin më shumë se 20 euro për një destinacion, ose 40 për biletat vajtje – ardhje, por nuk ka ndodhur kështu.
ÇMIMET:
Për 30 ditët në vazhdim, një biletë Tiranë – Budapest mund ta gjesh nga 30 deri në 60 euro, por për t’u kthyer nga Hungaria në Shqipëri, nuk gjen biletë më të lirë se 60 euro, apo 18 mijë forinta.
Çmimi shkon edhe deri në 110 euro për fluturimet Budapest – Tiranë. Bileta që janë jashtë logjikës “loë cost”, ofron edhe linja Transavia, e prezantuar disa ditë më parë për fulturimet Tiranë – Amsterdam. Bileta më e lirë është 86 euro dhe në ditët e tjera çmimi rritet duke shkuar në 170, apo edhe 250 euro.
Të njëjtat çmime ofrojnë edhe kompani të tjera, të cilat nuk janë “loë cost” dhe kanë shërbime me të tjera standarde. Linjat e Wizz Air kanë çmime për biletat vajtje – ardhje 40 deri në 60 euro për nisjet nga Shkupi dhe Prishtina. (J.V/Shuplaka)