Serbët e veriut të Kosovës kanë filluar të mblidhen e të dalin në rrugë qysh para orës 07:00 të kësaj të hëne. Mediat kosovare raportojnë se tashmë në rrugë kanë filluar të dalin banorët e asaj pjese të Kosovës.
Nga pamjet shihet se ka nisur grumbullimi i qytetarëve serbë, ndërsa policia e Kosovës dhe KFOR janë gatishmëri. Nga sot po ashtu pritet që nxënësit serbë të bojkotojnë shkollën, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mbrëmjen e djeshme tha se i druhet një konflikti të madh në Kosovë.
Tubimi i tyre vjen pas asaj çka ndodhi të premten, ditën kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore kanë dalë në punë në zyrat e tyre. Kjo nuk u prit mirë nga banorët serb të asaj pjese të Kosovës, gjeq ë bëri që situata të dalë jashtë kontrollit.
Me tensione u përcoll të premten dita e parë e punës e tre kryetarëve të Komunës së Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.
Protesta, hedhje gurësh, shok-bomba e gaz lotsjellës, e përfunduar ditën e djeshme të gjatë me 5 zyrtarë policorë të lënduar, e me dëmtime të veturave të policisë. Po ashtu, e dëmtuar mbeti edhe vetura e ekipit të gazetarëve të Koha.net.
Grupet lokale u mblodhën të premten gjatë mesditës nëpër oborre të tri komunave për të penguar hyrjen e tre kryetarëve që kishin dhënë betimet e tyre një ditë më parë.
Kryetarit të ri Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqirit, iu ndalua hyrja në objektin e komunës, ndërsa pak momente më vonë në qytet u dëgjua alarmi, që në raste të tillë në komunat verirore është njoftim dhe ftesë për mobilizim të komunitetit serb.