Arjen Roben ka rrëfyer rreth eksperiencës së tij tek Reali i Madridit gjatë viteve 2007-2009.
Sulmuesi i Bajernit të Mynihit ka treguar arsyen se përse u largua nga “Los Blancos”.
Në një prononcim për median, holandezi tha se presidenti Perez nuk i dha mundësinë që të tregonte vlerat e tij si futbollist, pasi në vitin 2009 u prezantuan në “Santiago Bernabeu” Kristiano Roanldo dhe Rikardo Kaka.
“Ishte një verë e çuditshme. Florentino Perez u rikthye si president dhe u bënë blerje të bujshme dhe të shtrenjta si Kristiano Ronaldo, Kaka, Benzema dhe Ksabi Alonso. Mua dhe agjentit tim na thanë që klubi mund të arkëtonte disa para nga shitja ime, por unë nuk doja të ikja. Kisha bërë fazën përgatitore më të mirë ndër vite dhe nuk më dhanë shansin të tregoja sa vleja”- u shpreh Roben.