17:37 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Romana Vlahutin dështon në shtyrjen e mandatit, kur do të largohet nga Shqipëria

10:24 | 30/11/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Romana Vlahutin dështon në shtyrjen e mandatit, kur do të largohet nga Shqipëria

Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin është në muajt e fundit të qëndrimit të saj në vendin tonë, si përfaqësuese e BE-së. Mandati i saj do të përfundojë më 31 gusht 2018.

 Kjo do të thotë se Vlahutin nuk arriti dot të shtyjë me një vit mandatin e saj në Tiranë gjë të cilën ajo e kërkoi formalisht.

Shërbimi i Jashtëm i BE-së (EEAS) e konfirmoi këtë fakt për “Exit.al”, në përgjigje të një kërkese të bërë në bazë të të drejtës për liri të informacionit.

Ndërkohë, BE kishte shpallur që para një viti aplikimin për vendin e kreut të Delegacionit në Tirana. Sipas letrës së kreut të Divizionit për Çështjet Parlamentare të EEAS, afati i fundit për aplikim për pozicionin e ambasadorit të BE-së në Shqipëri ishte më 20 shtator 2017. Nuk dihet nëse BE e ka përgjedhur tashmë kryen e ri të delegacionit dhe se kur ajo apo ai do të lajmërohet publikisht si zëvendësues i Vlahutinit.

Gjatë kohës që ka shërbyer në Shqipëri, statusi i diplomates që Vlahtuin gëzon në shërbimin diplomatik në Kroaci ka qënë i ngrirë, çfarë do të thotë se ajo mund t’i rikthehet karrierës së saj diplomatike në Kroaci. Vlahutin ka shërbyer për rreth 9 vjet si diplomate në Kroaci, duke arritur të ngrihet deri në nivelin e numrit dy të ambasadës së Kroacisë në Beograd.

Ka shumë pak gjasa që Vlahutin të vazhdojë karrierën e saj në shërbim të EEAS apo të Komisionit Evropian, duke qënë se ajo ishte emërim politik i Kroacisë, si përmbushje e dy kutoave të emërimeve politike që BE i dha Kroacisë mbasi ajo u bë anëtare e BE-së.

Si rezultat, është e sigurtë që Vlahutin nuk do të luaj më asnjë rol në procesin e integrimit të Shqipërisë./Exit.al

 

Etiketa: edi ramalargohet nga vendiromana vlahutin
Pas

Pikë kthese, si mashtroi shkodrani policinë: Më qëlluan me armë zjarri

Para

Shkëputja e energjisë elektrike, flet drejtori i OSHEE-së në Durrës: Zonat me probleme

Para
Shkëputja e energjisë elektrike, flet drejtori i OSHEE-së në Durrës: Zonat me probleme

Shkëputja e energjisë elektrike, flet drejtori i OSHEE-së në Durrës: Zonat me probleme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Limaj takon Osmanin/ Konsultime politike lidhur me konstituimin e Kuvendit

Shirat e rrëmbyeshëm godasin Kinën, të paktën 6 persona kanë humbur jetën

Përfundon numërimi i Diasporës në 5 qarqe për votën preferenciale. Ja dy më të votuarit në Durrës

Finlanda e nis e para, asetet e ngrira ruse kalojnë në financim për mbrojtjen e Ukrainës

Ambasadorët e BE-së bien dakord të krijojnë një fond militarizimi prej 150 miliardë eurosh

Nis biseda telefonike mes Donald Trump dhe Vladimir Putin. Presidenti amerikan kërkon t’i jepet fund luftës në Ukrainë

Qeveria prezanton prioritetet për luftën kundër kriminalitetit në Prokurorinë e Përgjithshme

Diplomatja amerikane Prattipati takime në veri të Kosovës: Stabiliteti dhe siguria, çështje kyçe!

Papa takohet me JD Vance, Vatikani zbulon detajet: U diskutua mbi disa çështje aktuale ndërkombëtare

Kompania ajrore finlandeze në grevë, anulohen mbi 100 fluturime

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.