Artsitët dhe shoqëria civile vazhdojnë të jenë pjesë e protestës, duke mos lejuar shembejn e Teatrit Kombëtar dhe zvendësimin e tij me kulla.
Si çdo ditë tjerë edhe këtë pasdite, numri aktivistëve të cilët me vendosmëri të madhe i thonë ‘Jo’ prishej së teatrti, është i madh.
Prezente në protestë ka qenë edhe aktorja e madhe shiptare, Roza Anagnositi, e cila ka folur e dëshpëruar për këtë situatë.
Në fajlën e saj aktorja e madhe ka thënë se ndjen keqardhje për këtë ndarje poltike, ku sipas saj arti është një dhe nuk mund të ndahet në bindje politike.
Anagnositi tha se ndodhet sot në protestë për mbështetur për rikonstruksionin e Teatrit, por në mënyrë kategorike jo prishjen e tij, pasi në këtë godinë ka kaq shumë nostalgji.
Pjesë nga fjala:
“Jam këtu për ato vlera që kam dhënë dhe ato emocione që i kam dhënë popullit tim. Unë jam këtu për të thënë dhe një herë se jam për rikonstruksionin e Teatrit. Partia ime ka qenë parti arti im, unë nuk kam qenë kurrë në asnjë parti. Këtu është kultura, historia, identiteti emisioni dhe shpirti njerëzor. Kam më shumë se 50 vjet që interpretoj në këtë skenë.
Ditën që u bë ai ligj në kuvend, u dëshpërova shumë. Nuk mendoj kurrë i majtë dhe i djathtë, unë mendoj vetëm publik.
Sa vjen më duket më i bukur në vjetërsinë e tij, kemi nevojë për një teatër klasik. Mendimi im është krejtësisht i sinqertë ne aktorët duhet të jemi pak patriotë. Ne në atë skenë kemi dhënë shumë për gjuhën shqipe.”
(E.V/Faxweb.al)